SHBA-ës LEHTËSUAN SANKSIONET NDAJ SIRISË DUKE E KONSIDERUAR KËTË AKT SI MUNDËSI PËR NJË FILLIM TË RI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Administrata amerikane ka lëshuar urdhra për të filluar lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë, duke shënuar një ndryshim të madh në politikë pasi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) u zotua të heqë masat në takimin e tij me udhëheqësin Ahmad Sharaa (al Jolani) gjatë udhëtimit të tij të fundit në Lindjen e Mesme.
Kjo është ajo që lexojmë në një shënim nga Departamenti i Thesarit i ShBA-ës, i raportuar i plotë nga transmetuesi televiziv “CNN”, i cili, flet për mundësi për një fillim të ri.
Zyrtarët e administratës Tramp (Trump), kujton transmetuesi “CNN”, kishin mbajtur takime të përmbajtura për muaj të tërë për të përgatitur terrenin për lehtësimin e sanksioneve, duke ndihmuar kombin të rikuperohej nga vitet e luftës shkatërruese dhe të rindërtohej pas rënies së diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad.
“Brutaliteti i regjimit të Asadit kundër popullit të vet dhe mbështetja për terrorizmin në rajon ka marrë fund dhe një kapitull i ri hapet për popullin sirian”, tha Thesari i ShBA-ës në një deklaratë.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të mbështesë një Siri të qëndrueshme, të bashkuar dhe në paqe me veten dhe fqinjët e saj.
Lehtësimi i sanksioneve të ShBA-ës është zgjeruar edhe për qeverinë e re siriane, me kusht që vendi të mos ofrojë një strehë të sigurt për organizatat terroriste dhe të sigurojë sigurinë e pakicave të saj fetare dhe etnike.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të monitorojnë progresin dhe zhvillimet e Sirisë në terren”, thuhet në deklaratën e raportuar nga transmetuesi televiziv “CNN”.
Siria ka mirëpritur heqjen zyrtare të sanksioneve amerikane, të njoftuara nga Departamenti i Thesarit i ShBA-ës, si një hap pozitiv që do të kontribuojë në rimëkëmbjen e saj pas konfliktit.
“Republika Arabe Siriane mirëpret vendimin e qeverisë amerikane për të hequr sanksionet e vendosura ndaj Sirisë dhe popullit të saj prej shumë vitesh”, tha Ministria e Jashtme Siriane në një deklaratë, duke shtuar se ky ishte një hap pozitiv në drejtimin e duhur për të zvogëluar vështirësitë humanitare dhe ekonomike në Siri, e cila, është shkatërruar nga 14 vjet luftë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments