UDHËHEQËSJA E OPOZITËS MARIA KORINA MAKADO (CORINA MACHADO): NË VENEZUELË QEVERISIN KARTELET E DROGËS; QEVERIA E DIKATATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS MADURO KA ALEANCË ME HEZBOLLAHUN DHE ME IRANIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 24
- 1 min read
Updated: Aug 9

Karakas, Venezuelë | Disa orë para zgjedhjeve rajonale, parlamentare dhe legjislative në Venezuelë, dhe pas arrestimit të bashkëpunëtorit të saj të ngushtë Juan Pablo Guanipa, udhëheqësja e opozitës María Korina Makado (Corina Machado), e intervistuar nga enti mediatik “Infobae”, e përshkroi incidentin si një akt terrorizmi shtetëror.
Aktivistja theksoi rolin e Shteteve të Bashkuara dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë në përballjen me strukturën kriminale të regjimit të diktatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro, e cila, e vë në rrezik sigurinë e hemisferës.
Udhëheqësja e opozitës Makado (Machado) tha se rrjedha e drogës, aleanca me aktorë të tillë si Irani dhe Hezbollahu dhe përdorimi i migracionit si mjet destabilizimi janë pjesë e një strategjie të qëllimshme të diktaturës.
“Qeveria e Maduros - tha ajo - nuk është një qeveri që bën aleancë me kartelet, por kartelet janë ato që qeverisin”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments