top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ATHINË: U ARRESTUAN 4 VETA; AKUZOHET SE MORËN PENG DHE USHTRUAN TORTURË NDAJ ARTISTIT DHE KËNGËTARIT IVAN GREKO; I KËRKONIN PARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read
Z. Ivan Greko.
Z. Ivan Greko.

Athinë, Greqi | Strukturat vendore të Policisë arrestuan katër veta.


Ata akuzohen se morën peng z. Ivan Greko, të cilin, e torturuan me qëllim marrjen prej tij të një shume prej 25000 € dhe një motoçikletë “BMW” me vlerë 25000 €.


Pengmarrja e tij kishte karakteristikat e stilit “Tigër”.


Akti kriminal ngjau më 6 maj 2025 në zonën e Imitos (Ymittos).


Pas pesë orësh torturë, pengu arriti të shpëtonte.


Gjatë rrugës, autorët kishin marrë çelësat e makinës, një karikues, 740 euro në para të gatshme dhe një orë dore luksoze me vlerë nga 20000 deri në 29000 euro.


Më 22 maj 2025 Policia greke kreu operacione të koordinuara në zona të ndryshme të Atikës për lokalizimin dhe arrestimin e të përfshirëve në krim.


Konkretisht, rast pas rasti, ata akuzohen:

1- Për rrëmbim personi me qëllim detyrimin e viktimave ose një personi tjetër në një akt mosveprimi ose tolerance për të cilin nuk ka detyrim.

2- Zhvatje me qëllim detyrimi.

3- Organizatë kriminale.

3- Dëmtim të rrezikshëm trupor.

4- Grabitje.

5- Falsifikim.

6- Mbajtje pa leje të fishekzjarrëve.

7- Mbajtje pa leje të armëve.

8- Përdorim armësh.

9- Mosbindje.

10- Dhunë ndaj punonjësve.

Z. Ivan Greko.
Z. Ivan Greko.
Z. Ivan Greko.
Z. Ivan Greko.
Z. Ivan Greko.
Z. Ivan Greko.
Z. Ivan Greko.
Z. Ivan Greko.
Pamje fotografike që pasqyrojnë aktet e dhunës fizike të kryera ndaj tij.
Pamje fotografike që pasqyrojnë aktet e dhunës fizike të kryera ndaj tij.
Pamje fotografike që pasqyrojnë aktet e dhunës fizike të kryera ndaj tij.
Pamje fotografike që pasqyrojnë aktet e dhunës fizike të kryera ndaj tij.
Pamje fotografike që pasqyrojnë aktet e dhunës fizike të kryera ndaj tij.
Pamje fotografike që pasqyrojnë aktet e dhunës fizike të kryera ndaj tij.
Z. Ivan Greko.
Z. Ivan Greko.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page