top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DASMA 100 MILIONË $ E PINJOLLËVE TË MILIARDIERËVE INDIANË KA NGRITUR SHQETËSIME RRETH PËRDORIMIT TË PARASË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 13, 2024
  • 2 min read
ree

Mumbai, Indi | Shefi i Facebook, Mark Zakërberg (Zuckenberg), yjet e popit si Rihanna dhe Xhastin (Justin) Bieber, influencuese si Kim Kardashan, ish-kryeministra britanikë si Tani Blleër (Tony Blair) dhe Boris Johnson: këta janë vetëm disa nga të ftuarit në dasmën miliarda dollarëshe në Mumbai midis Anant Ambani, trashëgimtari i njeriut më të pasur të Azisë, kryetari i Reliance Industries Mukesh, dhe znjsh. Radhika Merchant, vajza e manjatëve farmaceutikë Viren dhe Shaila Merkant (Merchant), të dy 29 vjeç.

 

Ceremonia, e cila kushtoi rreth 100 milionë dollarë, filloi të premten dhe nuk do të përfundojë deri të hënën.

 

Por është vetëm e fundit në një seri të gjatë festash shumë të pasura që çifti i artë i ekonomisë dhe financave indiane ka organizuar muajt e fundit, të animuara nga prania e VIP-ave nga e gjithë bota.

 

E para u mbajt në mars me një listë prej 1200 të ftuarish që përfshinte Ivanka Trump, Bill Gates dhe CEO të Alphabet, Sundar Pichai.

 

E fundit, para dasmës, java e kaluar u pasurua me performancën e paguar të këngëtarit kanadez Xhastin (Justin) Bieber.

 

Dhe vetëm pak ditë më parë çifti organizoi edhe një lundrim në Mesdhe, duke pritur me atë rast artisten Keit peri (Katy Perry), grupin e muzikantëve Backstreet Boys dhe legjendën e Bollywood-it, Shah Rukh Khan.

 

Mundësi dhe aktori shumë i famshëm amerikan Xhan Sena (John Cena) dhe presidenti i FIFA-s, Xhani (Gianni) Infantino u panë gjithashtu në festën në Mumbai, të raportuar nga mediat në mbarë botën.

 

Një ngjarje sociale epokale, e cila padyshim ndiqet hap pas hapi në rrjetet sociale me përditësime të vazhdueshme nga ata që po ndajnë në rrjet çdo detaj për yjet e shumtë të pranishëm.

 

Fotoja e dy të sapomartuarve të veshur me veshje tradicionale është publikuar gjithandej.

 

E njëjta gjë vlen edhe për imazhet e veshjeve, flokëve dhe aksesorëve të të ftuarve, të realizuara në tapetin e kuq pas mbërritjes së tyre.

 

Megjithatë, siç raporton BBC, ky spektakël i pakontrolluar po shkakton polemika të mëdha në Indi: padyshim që rrugët kryesore të Mumbait janë mbyllur për disa orë në ditë dhe do të qëndrojnë të tilla deri në fund të festimeve.

 

Një vendim që shkaktoi shqetësime të mëdha në trafikun tashmë normalisht kaotik dhe protesta të shumta.

 

Bllokada, për më tepër, të cilat kanë përkeqësuar problemet tashmë të paqëndrueshme të trafikut pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

 

Por mënjanë trafikun, ka nga ata që e kanë kritikuar ashpër shfaqjen e madhe të pasurisë së pakufizuar gjatë këtyre festimeve të pafundme.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page