top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANIA E MADHE DO TË PAJISË AUTOMJETET USHTARAKE ME ARMË LAZER ME ENERGJI 15 KW.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 27, 2023
  • 1 min read

ree

Londër, Britani e Madhe | Programi lazer Land Demonstrator i Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, do të pajisë automjetet e Ushtrisë Britanike me një armë lazer, me energji të lartë 15 kW, duke shënuar një moment historik, të parë të llojit të tij, për Raytheon UK. Sistemi lazer, i montuar në automjetin e blinduar Ullfhaund (Wolfhound), është projektuar për të luftuar kërcënimet ajrore, veçanërisht mjetet ajrore pa pilot (UAV), duke ofruar saktësi, gjuajtje të shpejtë, dhe dëme minimale anësore, në krahasim me municionet konvencionale. Ky zhvillim adreson kërcënimin e shfaqur të UAV-ve në konfliktet moderne, siç është vërejtur në Ukrainë, ku raketa të shtrenjta janë përdorur kundër dronëve me kosto të ulët. Sistemi plotëson aftësitë mbrojtëse të Mbretërisë së Bashkuar, dhe përputhet me objektivat e saj strategjikë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page