top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI: GJENDEN MBETJET E DINOSAURËVE BARNGRËNËS 125 MILIONË VJEÇARË NË AIZLL OF UAIT (ISLE OF WIGHT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 13, 2024
  • 1 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Mbetjet e një dinosauri barngrënës të gjetur në Aizll of Uait (Isle of Wight) në Britani janë përshkruar si ekzemplari më i plotë i gjetur në Britani në 100 vjet.

 

Ky dinosaur i veçantë, i cili vlerësohet të ketë jetuar në një tufë në Britani 125 milionë vjet më parë, peshonte 900 kilogramë, që është afërsisht sa një bizon i madh mashkull amerikan”, tha z. Xheremi Lokud (Jeremy Lockwood), një kandidat për doktoraturë në Universitetin e Portsmauth (Portsmouth) që mori pjesë. në gërmim.

 

149 kockat e dinosaurit u gjetën në shkëmbinjtë e Gjirit Komptoun (Compton) në ishullin Uait (Wight), në brigjet jugore të Anglisë , në vitin 2013 nga koleksionisti i ndjerë i fosileve Nik Çeis (Nick Chase).

 

Emri i dhënë për dinosaurin është “Comptonatus Chasei”, si një haraç për z. Çeis (Chase).

 

Niku (Nick) kishte një aftësi për të gjetur eshtra dinosauri, ky është një zbulim i mahnitshëm”, komentoi z. Xherëmi Lokud (Jeremy Lockwood), një kandidat për doktoraturë në Universitetin e Portsmauthit (Portsmouth) që mori pjesë në gërmime.

 

Na ndihmon të kuptojmë më shumë rreth llojeve të ndryshme të dinosaurëve që kanë jetuar në Angli në Kretakun e Hershëm (135 milionë vjet më parë)”, shtoi ai.

 

Ishulli Uait (Wight) në Britani është një vend thesari për gjuetinë e dinosaurëve pasi në vitin 2022 u gjetën edhe mbetjet e një sarkofagu, më të madh se çdo tjetër i gjetur në të gjithë Europën, i cili gjithashtu ka jetuar në periudhën e Kretakut.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page