top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BANORËT E XHENINIT FAJËSOJNË HAMASIN DHE ABASIN PËR KONFLIKTIN ME IZRAELIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 5, 2023
  • 2 min read

Jeruzalem, Izrael | Banorët e kampit të refugjatëve në Xhenin po fajësojnë Autoritetin Palestinez dhe Hamasin për shkatërrimin e një sulmi ushtarak dyditor izraelit, çka nxjerr në pah edhe përçërjet brenda grupeve terroriste palestineze. Një numër i konsiderueshëm i operativëve të Hamasit ndihen të tradhtuar nga udhëheqësit e tyre në Gaza dhe kanë dhënë dorëheqjen. Pasojat gjithashtu ekspozojnë një përçarje në Gaza mes të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez. Sot në mëngjes, pasi ushtarët izraelitë u larguan nga kampi, shkalla e madhe e dëmit u bë qartë e dukshme. Dhjetra automjete të përmbysura shtriheshin në anë të rrugëve, dhe shenjat e flakëve dukeshin në dritare dhe mure. Shtëpitë afër xhamisë Al-Ansar, ku terroristët kishin barrikaduar veten dhe ku forcat izraelite gjetën tunele dhe armë, u dëmtuan dukshëm më shumë. Shkatërrimi ishte i dukshëm në rrugë, rezultat i vendosjes së lëndëve plasëse nën asfalt. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit përdorën buldozerë të blinduar për të pastruar pajisjet shpërthyese të improvizuara. Dje në mbrëmje, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga kampi, qindra banorë dolën dhe hodhën parulla që dënonin presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas si tradhtar. Banorët akuzuan Autoritetin Palestinez se nuk e pengoi bastisjen, dhe madje bashkëpunoi me Izraelin. Një stacioni policor palestinez pranë Xheninit iu vu zjarri. Zemërimi u drejtua edhe ndaj Hamasit që nuk i erdhi në ndihmë kampit. Gjatë dy ditëve të luftimeve, Hamasi pengoi grupet terroriste të Gazës që të lëshonin raketa ndaj Izraelit. Të paktën një nga lëshimet e penguara po kryhej nga Xhihadi Islamik. Dje, ndërsa ushtarët po largoheshin nga kampi, pesë raketa u hodhën nga Rripi i Gazës, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse izraelite në dy objekte të prodhimit të armëve të Hamasit. Një numër i konsiderueshëm i operativëve të Hamasit në kamp janë larguar nga organizata, duke u ndjerë të tradhtuar nga udhëheqja e Gazës. Ata u dërguan një mesazh të zemëruar udhëheqësve të Gazës duke thënë se nuk duan të shihen më si pjesë e Hamasit. Muhammad Jalamna, një figurë e shquar në Brigadat Izz ad-Din al-Qassam të Hamasit në Xhenin, akuzoi liderët për “korrupsion dhe trafikim në jetën e aktivistëve”. Tensionet që kanë mbizotëruar midis Hamasit dhe Xhihadit Islamik që nga maji janë ekspozuar gjithashtu. Në muajin maj, gjatë një operacioni ushtarak pesë-ditor, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit goditën objektivat e Xhihadit Islamik në të gjithë Rripin e Gazës dhe vranë gjashtë nga komandantët e lartë të grupit terrorist. Hamasi nuk iu bashkua luftimeve. Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik, Ziad al-Nakhala tani kërkon që Hamasi t’i lejojë popullit të tij lirinë e veprimit në Rripin e Gazës. “Hamasi e kupton se nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të parandalojë lëshimin e raketave nga Gaza në Izrael për një kohë të gjatë”, tha një zyrtar palestinez, dhe kjo sepse “të dyja organizatat mbështeten në të njëjtën ndihmë iraniane”, shtoi ai. Rreth 18 mijë palestinezë jetojnë në kampin e refugjatëve në Xhenin, të administruar nga OKB-ja. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page