ATHINË | U ARRESTUAN JERASIMO KORKUTI DHE ADI BEQIRI; TË SHTËNA ME ARMË NDAJ NJË QYTETARI PAKISTANEZ.
- 2 hours ago
- 1 min read

Athinë, Greqi | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë (Ελληνική Αστυνομία) arrestuan:
1- Z. Jerasimo Korkuti, me moshë 31 vjeç.
2- Z. Adi Beqiri, me moshë 27 vjeç.
“Ata u arrestuan pas një ndjekjeje me makinë pas një të shtëne me armë në një dyqan telefonash celularë në qendër të Athinës të mërkurën”, tha Policia vendore.
Sulmi i pasdites ndodhi në Shëtitoren “Patission”, në një dyqan në pronësi të një shtetasi pakistanez i cili u qëllua në këmbë.
Nuk kishte asnjë referencë për një përpjekje për të grabitur viktimën dhe motivi i sulmit nuk ishte menjëherë i qartë.
Dorasi që qëlloi pronarin e dyqanit iku me një makinë me tre persona të tjerë në të.
Policia i pikasi ata në rrugën “Kifissou” dhe i ndoqi, duke e detyruar makinën të ndalonte. Njëri nga ta arriti të arratisej, ndërsa të tjerët u arrestuan.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments