GREQIA ËSHTË NDËR 5 VENDET E PARA TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR QIRATË ME AFAT TË SHKURTËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 20 minutes ago
- 2 min read
Athinë, Greqi | Greqia është destinacioni i pestë më i madh për qira afatshkurtër në Evropë, duke regjistruar një total prej 52 milionë qëndrimesh një natë në vitin 2025.
Shifrat, bazuar në të dhënat e Eurostat-it, nxjerrin në pah forcën e produktit turistik grek dhe u prezantuan në Forumin e 11-të Ekonomik Delphi.
Menaxheri i Airbnb-së për Italinë dhe Evropën Jugore, Matteo Sarxana (Sarzana) tha se çdo strategji dhe rregullore efektive e turizmit duhet të bazohet në të dhëna reale dhe jo në hamendësime.
Siç shpjegoi ai, politikat e bazuara në prova sigurojnë që çdo masë e marrë të jetë proporcionale dhe e synuar, duke shmangur qasjet horizontale, një madhësi i përshtatet të gjithëve, të cilat, shpesh nuk janë në përputhje me kushtet reale të tregut.
Ai argumentoi se vetëm përmes analizave të vazhdueshme autoritetet mund të ndërhyjnë në mënyrë efektive aty ku është e nevojshme, duke mbrojtur sektorin nga rregullimi i tepërt në rastet kur kufizimet janë të pabaza.
“Ngritja e Greqisë në vendin e pestë midis destinacioneve evropiane me 52 milionë qëndrime netësh në vitin 2025 pohon rëndësinë e sektorit për ekonominë kombëtare dhe nevojën për një kuadër që do të rrisë konkurrueshmërinë e produktit turistik grek, duke marrë parasysh specifikat vendore”, sipas tij.
Në diskutim, përfaqësuesit e Airbnb-së, Mastercard-it dhe Uber-it analizuan rëndësinë e përdorimit të të dhënave si një mjet kyç për zhvillimin e strategjisë, duke nënvizuar nevojën për një kuadër rregullator të përditësuar që do të sjellë përfitime për qytetarët dhe bizneset.
Drejtoresha e Angazhimit Qeveritar në Mastercard, Elina Konstantinidhu (Konstantinidou) tha se të dhënat tani janë forca lëvizëse për planifikimin e veprimeve dhe përmirësimin e përvojës së vizitorëve.
Mungesa e tyre, vuri në dukje ajo, e bën të vështirë për bizneset të ndjekin një qasje moderne, ndërsa inteligjenca artificiale do të jetë një katalizator për formësimin e strategjive të ardhshme.
Sfida mbetet kalimi nga informacioni në veprim, me platformat dixhitale që ofrojnë mjetet e nevojshme për këtë qëllim.
Drejtor i lartë në Uber, Roland Uernës (Werner) u përqendrua në rëndësinë e lëvizshmërisë dhe lidhjes së taksive me rrjetet ekzistuese të transportit.
Ai argumentoi se mundësia për të udhëtuar në vende të largëta është thelbësore për përvojën e përgjithshme të vizitorit dhe rregullat mbi turizmin dhe transportin urban duhet të përditësohen për t'iu përgjigjur nevojave në ndryshim të udhëtarëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments