GAZË | SHKOI NË 7 NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMI IZRAELIT I MBRËMJES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Gazë | “Numri i të vdekurve në një sulm mbrëmjeje nga forcat izraelite në një shtëpi në qendër të qytetit të Gazës është rritur në shtatë, ndërsa 15 persona janë plagosur”.
Kështu thanë burime mjekësore në spitalin al-Shifa, të cituara nga agjencia vendore e lajmeve “Wafa”, kjo e fundit e cituar nga enti mediatik katarez “Al Jazeera”.
Ushtria izraelite, nga ana e saj, deklaroi se kishte goditur dy terroristë të shquar të Hamasit në Rripin verior të Gazës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments