LIBAN | NJË DRON I ORGANIZATËS TERRORISTE HEZBOLLAH RA NË IZRAELIN VERIOR; RRESHTERJA ROTEM YANAI MBETI E VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Një ushtare femër e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) u vra dhe dy rezervistë u plagosën dje në një sulm me dron të Hezbollahut në Izraelin verior, pranë kufirit me Libanin”.
Kështu njoftoi Ushtria, e cituar nga enti mediatik vendor “Times of Israel”.
Viktima (femër) është identifikuar si rreshtere Rotem Yanai, me moshë 20 vjeçe.
Sipas raporteve fillestare, dy dronët e lëshuar nga organizata terroriste Hezbollah shpërthyen në një zonë ushtarake në kufi.
Një nga dronët vrau rreshteren ndërsa vraponte drejt një vendstrehimi.
Droni i dytë plagosi rëndë një rezervist dhe një tjetër më lehtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments