IRAN | KRYETARI I KOMITETIT TË SIGURISË KOMBËTARE DHE POLITIKËS SË JASHTME TË PARLAMENTIT EBRAHIM AZIZI: NUK LËVIZIM NGA VIJAT E KUQE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Irani nuk do të frikësohet nga Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të lëvizë nga vijat e kuqe të tij.
Irani nuk do të dekurajohet nga retorika e Trampit (Trump) dhe nuk do të devijojë nga vijat e tij të kuqe; e drejta për të pasuruar uranium, posedimi i uraniumit të pasuruar, autoriteti mbi Ngushticën e Hormuzit dhe heqja e sanksioneve.
Të gjithë tani e dinë se Tramp (Trump), për të shpëtuar veten nga ky bllokim strategjik, një ditë përdor kërcënime dhe ditën tjetër lutet për një marrëveshje”.
Kështu shkroi Kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, dhe anëtar i Parlamentit, Ebrahim Azizi, në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments