60% E VAJZAVE NË ITALI NUK PËRDORIN TRANSPORTIN PUBLIK NË MBRËMJE NGA FRIKA NDAJ NGACMIMEVE DHE NDAJ ABUZIMEVE VERBALE OSE FIZIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 26, 2024
- 2 min read
Romë, Itali | Rezultatet e hulumtimit mbi zakonet e të rinjve janë shqetësuese dhe tregojnë, midis veprimeve të raportuara, një shqetësim të përhapur nga ana e vajzave për të bërë gjëra të zakonshme si ecja në rrugë ose transporti publik në mbrëmje, madje edhe zgjedhja për veshje më diskrete nëse ato dalin nga shkolla.
Kjo u zbulua nga një investigim i Eumetra i kryer për llogari të Telefono donna Italia, i prezantuar sot në qendrën e konferencave Fondazione Karplo (Cariplo) në Milano, e cila e mbështeti atë.
Hulumtimi, i kryer në muajin janar me mbi 800 intervista mes të rejave dhe shumë të rejave (kampion 16-25 vjeç) varion nga qëndrimet që ato mbajnë deri te idetë që ato kanë, deri te kanalet përmes të cilave ato marrin informacion dhe gjykimet e tyre për realitete të caktuara, siç është muzika trap, e cila refuzohet qartë: djemtë dhe vajzat, me përqindje të ndryshme, por gjithmonë shumë të larta, e konsiderojnë atë shumë ose mjaft mosrespektuese ndaj grave.
Ndër rezultatet e tjera të dukshme, 42% e djemve nuk e dinë se çfarë është edukimi afektiv, 66% e vajzave zbatojnë masa kur kthehen në shtëpi në mbrëmje (vetëm 22% te djemtë), 62% shmangin marrjen e transportit publik pas një kohë të caktuar (17% për djemtë), 61% zgjedhin ad hoc veshje diskrete.
Dhe sa i përket barazisë gjinore, nëse është ende larg për vajzat në vendin e punës (69%), gjërat janë më të mira në shtëpi, në edukimin e fëmijëve (55%) dhe në menaxhimin e familjes (52%).
Siç thekson Eumetra, sipas 4 nga 10 vajza, mediat sociale ndikojnë negativisht në imazhin e grave dhe mbi gjysma e tyre besojnë se inkurajojnë sjellje ofenduese.
“Unë besoj se hulumtimi ynë ofron një pamje disi alarmante të të rinjve dhe çështjes së dhunës”, tha Renato Mannheimer, nga Eumetra.
“Të dhënat e hulumtimit janë të paktën ngushëlluese për faktin se të rinjtë e njohin problemin e formave të abuzimit dhe kanë mësuar edhe kundërmasat”, tha Stefania Bartoçeti (Bartoccetti), themeluese e Telefono Donna.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments