top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: AKUZAT KUNDËR RUSISË PËR SULME KIBERNETIKE JANË TË PABAZA.
Moskë, Federata Ruse | Kremlini i quajti sot akuzat për sulme kibernetike të raportuara nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të pabazuara. “Ne nuk i pranojmë këto akuza”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”. “Siç e dini, për shumë vite Rusia është akuzuar për gjëra me të cilat nuk ka lidhje. Këto akuza janë gjithmonë të pabaza, nuk mbështeten kurrë nga argumente dhe ne nuk dëgjojmë kurrë asnjë p
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | KOMISIONI EVROPIAN: RESPEKTOJMË PAVARËSINË DHE PAANSHMËRINË E GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PENALE DHE PARIMET E SANKSIONUARA NË STATUTIN E ROMËS.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Si Bashkim Evropian, ne konfirmojmë mbështetjen tonë për Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe parimet e sanksionuara në Statutin e Romës. Ne respektojmë pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës. Ne jemi fuqimisht të përkushtuar ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe luftës kundër pandëshkueshmërisë. Sulmet ose kërcënimet kundër Gjykatës, zyrtarëve ose stafit të saj janë thjesht të papranueshme. Ne kujtojmë se GJPN-ja nuk synon shtetet dhe as nuk
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BELGJIKËS | DISA TRUPA U GJETËN TË DJEGUR NË NJË NDËRTESË QË U PËRFSHI NGA ZJARRI NË QENDËR TË BRUKSELIT.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Disa trupa janë gjetur në një ndërtesë që u përfshi nga zjarri në qendër të Brukselit. Zyra e prokurorit publik i pohoi Agjencisë Gjermane të Shtypit se disa persona të pajetë u zbuluan në një ashensor të ndërtesës, e cila është aktualisht në rinovim. Numri i saktë i viktimave dhe identiteti i tyre fillimisht nuk diheshin. Gjashtë persona konsideroheshin të zhdukur. Sipas zyrës së prokurorit,
Agjencia Telegrafike Vox


REXHIO KALABRI (REGGIO CALABRIA); ITALI | U ARRESTUAN 79 SUBJEKTE TË LIDHUR ME ORGANIZATËN KRIMINALE NDRANGHETA.
Rexhio Kalabri (Reggio Calabria), Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) dhe Drejtoria Antimafia e Distriktit Rexhio Kalabria (DDA) arrestuan: 1- 79 subjekte, duke synuar klanet historike të Ndranghetës, konkretisht: a- De Stefano. b- Tegano. c- Kondelo (Condello). ç- Grupe të tjera, të përfshira në trafikun e drogës, që veprojnë në zonë. Të gjithë janë nën hetim penal parapra
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | NJË RAFINERI NË RUSINË JUGORE U GODIT NGA DRONË UKRAINAS; 288 DRONË U LËSHUAN NË MBARË VENDIN MBRËMË.
Moskë, Federata Ruse | Një zjarr shpërtheu në një rafineri në jug të Rusisë, e goditur nga një sulm me dron ukrainas. Sipas agjencisë vendore të lajmeve “Tass”, objekti i synuar ishte rafineria Afipsky në Krai Krasnodar. Në këtë rajon, një person u plagos nga mbeturinat që binin nga një dron i kapur në Distriktin Severski. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 288 dronë u lëshuan nga forcat ukrainase mbrëmë në rajone të ndryshme ruse, përfshirë Moskën, Krimenë e pushtuar, Det
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: EKSPORTI I SHEQERIT NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS MBËSHTET 500 MIJË FAMILJE.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum përshëndeti rikthimin e kuotës së eksportit të sheqerit në ShBA-ës. “Ky është një lajm i shkëlqyer, nga masa do të përfitojë mbi 500,000 familje të përfshira në zinxhirin e prodhimit”, - tha presidentja Sheinbaum. “Midis viteve 2022 dhe 2026, eksportet drejt ShBA-ës kishin rënë me një të pestën, duke lënë sasi të mëdha të pashitura. Kishte shumë prodhim dhe askush për të blerë produkt
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | PRESIDENTI I ZGJEDHUR ABELARDO DE LA ESPRIELLA: DO TA MARR DETYRËN NË NJË KAZERMË UASHTARAKE.
Bogotë, Kolumbi | Presidenti i zgjedhur Abelardo de la Espriella, përsëriti se do të zhvendoset në një bazë ushtarake më 7 gusht, pavarësisht një ndalimi të vendosur nga presidenti në largim Gustavo Petro. Dy ditë më parë, ky i fundit kishte urdhëruar që asnjë instalim ushtarak të mos përdoret për transferimin e pushtetit, duke theksuar se, sipas ligjit, ceremonia duhet të zhvillohet para Kongresit në kryeqytetin Bogotë. “Do të marr detyrën në një kazermë në jug të vendit për
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | 14 KORRIKU DO TË JETË DITË E MBROJTJES EVROPIANE DHE HOMAZH PËR VIKTIMAT E SULMIT TERRORIST TË NICËS.
Paris, Francë | Rreth tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish priten në tribuna, një ditë pas samitit të Vullnetarëve në “Hôtel des Invalides”. Në total, do të parakalojnë 6686 ushtarë këmbësorë, 315 automjete, duke përfshirë 98 motoçikleta, 98 aeroplanë, 31 helikopterë dhe 193 kuaj të Gardës Republikane. Parada e sotme është e dhjeta dhe e fundit për Ditën Kombëtare Franceze, e kryesuar nga presidenti Emanuel Makron. Ky është sigurisht një 14 korrik i veçantë për Francën, duke
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA HASHIMITE E JORDANISË | 4 RAKETA IRANIANE U RRËZUAN MBI TERRITORIN TONË.
Aman, Mbretëria Hashimite e Jordanisë | “Ushtria jordaneze ka kapur katër raketa iraniane në hapësirën ajrore jordaneze”. Kështu tha një burim në Komandën e Përgjithshme të Forcave të Armatosura jordaneze. “Sistemet e mbrojtjes ajrore kapën dhe rrëzuan katër raketa që hynë në hapësirën ajrore jordaneze nga territori iranian në orët e para të mëngjesit të së martës, duke mos shkaktuar viktima apo dëme materiale” - tha burimi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafi
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | USHTRIA: NGUSHTICA E HORMUZIT NUK DO TË RIHAPET PËR SHKAK TË AGRESIONIT AMERIKAN.
Teheran, Iran | Një zëdhënës ushtarak iranian tha se Irani nuk do të tërhiqet nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht përpjekjeve të ShBA-ës për të marrë kontrollin e rrugës detare. “Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet kurrë për shkak të luftërave, agresionit apo shkeljeve amerikane”, - tha zëdhënësi ushtarak, sipas televizionit shtetëror iranian, i cituar nga enti mediatik britanik “Sky News”. “Respekti për të drejtat e popullit iranian është e vetmja mënyrë pë
Agjencia Telegrafike Vox
BASHKIMI EVROPIAN HAPI NJË GRUP TË RI NË NEGOCIATAT E TIJ TË PRANIMIT TË UKRAINËS.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Bashkimi Evropian ka hapur Grupin 6, i dedikuar marrëdhënieve të jashtme, në negociatat e saj të pranimit me Ukrainën. Vendimi u formalizua sot në Konferencën e tretë të Anëtarësimit BE-Ukrainë. “Me hapjen e Grupit 6, Këshilli ka demonstruar angazhimin e BE-së ndaj zgjerimit”. Kështu tha ministri irlandez për Çështjet Evropiane Tomas Bërn (Thomas Byrne), në emër të Presidencës së rradhës të BE-së. Ai e quajti vendimin një moment të rëndësishëm
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E JASHTME: KALIMI I SIGURT PËRMES NGUSHTICËS SË HORMUZIT TË RIVENDOSET SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | Qeveria u ka kërkuar ShBA-ës dhe Iranit të rivendosin kalimin e lirë përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa përplasjet midis dy palëve kanë rifilluar për menaxhimin e kësaj rruge ujore strategjike. “Rivendosja e kalimit normal dhe të sigurt përmes ngushticës sa më shpejt të jetë e mundur është një aspiratë e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare”. Kështu tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Lin Jian në një konferencë për shtyp, duke shtuar
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | BANKA QENDRORE E EVROPËS SË BASHKUAR DO TË TESTOJË EURON DIXHITALE NË 36 BANKA.
Frankfurt, Republika Federale e Gjermanisë | Banka Qendrore e Evropës së Bashkuar ka zgjedhur 36 banka dhe ofrues të shërbimeve të pagesave, nga mbi 50 aplikantë, për projektin pilot. Banka qendrore njoftoi se do të kryejë teste fillestare mbi funksionalitetet e euros dixhitale në gjysmën e dytë të vitit 2027. Nga 36 bankat disa prej tyre janë: 1- Poste Italiane. 2- Montepaschi, Isybank e Intesa Sanpaolo-s. 3- Unicredit. 4- Nexi. 5- Satispay. 6- Numia. 7- Banca Sella. 8- Deut
Agjencia Telegrafike Vox


SHESHI “SHATËRVAN”; PRIZREN | U SHOQËRUAN PËR INTERVISTIM POLICOR AMUSH SALLASHI; HASAN MULAOGLU; ELMIR BAJRAMI.
Sheshi “Shatërvan”, Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim policor: 1- Z. Amush Sallashi. 2- Z. Hasan Mulaoglu. 3- Z. Elmir Bajrami. Ata konsiderohen të përfshirë në sherr. Në vendin e ngjarjes u gjet armë zjarri dhe municion luftarak (fishekë). Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial pena
Agjencia Telegrafike Vox


LAGJJA “GRUMBULLIMI”; FUSHË-KRUJË | RIZA MIRI U ARRESTUA.
Lagjja “Grumbullimi”, Fushë-Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Riza Miri. Ai konsiderohet i përfshirë në plagosje me armë të ftohtë (thikë). Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga
Agjencia Telegrafike Vox


PRISHTINË | KADRIJE SYLEJMANI VDIQ NË SPITAL SI PASOJË E NJË AKSIDENTI AUTOMOBILISTIK; VALDET LAHU NËN PROCEDURË PENALE.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Znj. Kadrije Sylejmani, me moshë 72 vjeçe, vdiq në spital; nuk mundi të mbijetonte pas një aksidenti automobilistik që ngjau në datën 05.06.2026, në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë. Tashmë, autoritetet po kryejnë veprime proceduriale penale ndaj drejtuesit të automjetit, z. Valdet Lahu. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar proc
Agjencia Telegrafike Vox


RRUGA “KALAJA E KRUJËS”; PRIZREN | SABIT ZOGAJ U KONSTATUA I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
Rruga “Kalaja e Krujës”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Z. Sabit Zogaj, me moshë 62 vjeç, u konstatua i vdekur. Dyshohet se ra nga çatia. Në lidhje me rastin po hetohet për: 1- Vrasje. 2- Vetëvrasje. 3- Vdekje nga pakujdesia. 4- Vdekje nga shkaqe natyrale. Kufoma e të ndjerit pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes. Në lidhje me
Agjencia Telegrafike Vox


RRUGA “SHATËRVANI”; GJILAN | DIAR BERISHA U ARRESTUA.
Rruga “Shatërvani”, Gjilan, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Diar Berisha. Ai konsiderohet i përfshirë në përpjekje për grabitje me armë zjarri në argjendarinë “Halimi Gold”. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Një armë zjarrri. 2- Municion luftarak (fishekë). 3- Një motmojet (skutër). 4- Etj, …
Agjencia Telegrafike Vox


RRUGA “MBRETI PIRRO”; PEJË | BUTRINT KRASNIQI U ARRESTUA; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E SUAD KELMENDIT.
Rruga “Mbreti Pirro”, Pejë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Butrint Krasniqi. Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri ndaj: 1- Z. Suad Kelmendi. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Armë zjarri (dy). 2- Municion luftarak (fishekë). Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | NJË ELEKTRIÇIST AKUZOHET SE KA PËRDHUNUAR 58 GRA (FILLIMISHT I VINTE NË GJUMË ME PILULA DHE MË PAS FILMONTE AKTIN SEKSUAL).
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Ai dyshohet se ka përdhunuar dhjetëra gra pa ndjenja dhe ka filmuar aktet. Në rastin e 14 grave, zyra e prokurorit publik të Berlinit ka ngritur akuza në 22 raste. Ajo e akuzon subjektin tani 68-vjeçar, nga Berlini, ndër të tjera, për përdhunim të rënduar dhe lëndime të rënda trupore. Ai gjendet në paraburgim që nga fillimi i muajit mars. Elektricisti dyshohet se i la gratë pa ndjenja me një përzierje pilulash gjumi të kombinuara me a
Agjencia Telegrafike Vox


FSHATI LLUZHAN; BESIANË (PODUJEVË) | MENTOR KONJUHA DHE FATOS XHARRA U ARRESTUAN.
Fshati Lluzhan, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Mentor Konjuha. 2- Z. Fatos Xharra (53 vjeç). Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Vjedhje”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, ko
Agjencia Telegrafike Vox


FSHATI BABUSH; FERIZAJ | U ARRESTUAN HAMDI THAÇI; SHPËTIM THAÇI; ELVIN HYSENI; EGZON BUQUKU.
Fshati Babush, Ferizaj, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Hamdi Thaçi. 2- Z. Shpëtim Thaçi. 3- Z. Elvin Hyseni. 4- Z. Egzon Buquku. Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Armë zjarri. 2- Municion luftarak (fishekë). Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: DO TË PARAQESIM ANKESA PËR VDEKJET E EMIGRATËVE NË DUART E ICE-së.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Sot, ministria e Jashtme e Meksikës do të paraqesë ankesa në departamentin e drejtësisë të ShBA-ës dhe në disa zyra të prokurorëve shtetërorë në vend në lidhje me vdekjen e 17 qytetarëve meksikanë në paraburgim ose operacione të Agjencisë Federale të Zbatimit të Ligjit për Imigracionin dhe Doganat e Shteteve të Bashkuara (ICE)”. Kështu tha presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum në konferencën e saj të rregullt për shtyp,
Agjencia Telegrafike Vox


SHBA-ës | PROKURORIA KËRKON BURGIM TË PËRJETSHËM PËR KREUN E KARTELIT SINALOA ISMAEL ZAMBADA GARSIA (GARCIA).
Uashington, Amerikë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner Zyra e Prokurorit të ShBA-ës kërkon burgim të përjetshëm për udhëheqësin e kartelit Sinaloa, Ismael Zambada Garsia, i njohur rëndom si “El Maio”; i akuzuar për trafik droge dhe korrupsion. Ai akuzohet për financimin e një skeme korrupsioni disavjeçare në të gjitha nivelet e qeverisë meksikane. Kërkesa proceduriale penale, u paraqit në Gjykatën e Distriktit të Jorkut të Ri përpara
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


