IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): ERDOGANI U KAP NË FLAGRANCË ME DORËN NË NJË KAVANOZ BISKOTASH NË SIRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 2 min read
Jeruzalem, Izrael | “Erdogani u kap me dorën në kavanozin e biskotave (në Siri) dhe u detyrua të tërhiqej.
Përpjekja e figurave të opozitës dhe disa pjesëve të medias për ta paraqitur operacionin në Siri si të ngarkuar politikisht rrjedh nga një kombinim i injorancës, mungesës së të kuptuarit të interesave të sigurisë së Izraelit dhe një dëshire të vazhdueshme për të sulmuar qeverinë.
Kjo meriton dënim të fortë.
Përgjigja nga i dërguari amerikan Bërek (Barrack) është plot me pasaktësi dhe qëndrime që madje bien ndesh me qëndrimin e vetë presidentit amerikan Tramp (Trump) në lidhje me Lartësitë e Golanit”.
Kështu tha ministri i Mbrojtjes Israel Kac (Katz) në një deklaratë zyrtare.
“IDF-ja ka rekomanduar vazhdimisht kryerjen e një sulmi në aeroportin Abu al-Duhur në Siri, në dritën e informacionit të qartë të inteligjencës të marrë në lidhje me qëllimet e Turqisë për të kryer aktivitete atje që do të rrezikonin sigurinë e Shtetit të Izraelit.
Pas disa diskutimeve që unë dhe kryeministri patëm me IDF-në dhe agjencitë e ndryshme të sigurisë, u ra dakord që, përpara dhënies së autorizimit, një paralajmërim i drejtpërdrejtë do t'i dërgohej regjimit sirian në nivelet më të larta, në një përpjekje për të parandaluar operacionin.
Dhe kështu u bë.
Në të njëjtën kohë, informacioni i inteligjencës iu përcoll autoriteteve përkatëse në Shtetet e Bashkuara.
Pasi paralajmërimi mbeti pa përgjigje, unë dhe kryeministri autorizuam IDF-në të kryente sulmin, i cili u krye me sukses.
Ne nuk do të lejojmë askënd të rrezikojë sigurinë e Shtetit të Izraelit dhe do të veprojmë kundër çdo kërcënimi, siç bëmë sot në Sirinë jugore.
Ky është mësimi kryesor i ngjarjeve të 7 tetorit”, - tha ministri Kac (Katz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments