TIRANË | RENATO VUKA U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Renato Vuka, me moshë 32 vjeç.
Njoftim | Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LAST GUN”.
Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion, 1 automjet, 2 aparate celularë dhe 15 800 euro.
Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet dhe dyshohej se mbante armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin “Last Gun”.
Në kuadër të cilit në rrugën “Collakët”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip “Citroen DS3”, me të cilin qarkullonte shtetasi R. V., 32 vjeç.
Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë së bashku me municion.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celularë dhe shuma prej 15 800 eurosh.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. V. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments