top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA LUNXHËRIA; FSHATI LAKNAS; KAMËZ | AUTOMJETIT TË YLLI TROCIT IU VENDOS LËNDË PLASËSE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Rruga Lunxhëria, Fshati Laknas, Kamëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Ylli Troci, me moshë 41 vjeç, konstatoi se në automjet i kishin vendosur lëndë plasëse.


Njoftim | Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit.


Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.


Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page