REPUBLIKA E SAN MARINOS | PAPA LEO XIV-të: JO PROJEKTEVE POLITIKE QË JANË SKLLAVE TË IDHUJVE DHE PUSHTETIT; NË VIZIONIN E KRISHTERË LIRIA DHE BASHKËSIA QËNDROJNË OSE BIEN SË BASHKU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read
Qyteti i San Marinos, Republika e San Marinos | “Liria arrihet nëpërmjet dhënies, nëpërmjet bashkimit, nëpërmjet takimit dhe nëpërmjet dialogut”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në fjalimin e tij drejtuar autoriteteve të Republikës së San Marinos, duke deklaruar se nganjëherë e gjejmë veten përballë idhujtarisë që minon në rrënjë ato projekte politike dhe ekonomike që paraqiten në emër të lirisë, por në realitet janë skllevër të idhujve dhe të pushtetit.
“Në vizionin e krishterë, liria dhe bashkimi qëndrojnë ose bien së bashku”, - tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments