DURRËS | ENVER ZHJEQI U ARRESTUA; GJYKATA E PRISHTINËS I KISHTE SHQIPTUAR 3 VJET E 6 MUAJ BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 minutes ago
- 1 min read
Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Enver Zhjeqi, me moshë 57 vjeç, qytetar nga Republika e Kosovës.
Njoftim | Durrës.
Operacione të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted 38”.
Lokalizohet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimi, një shtetas i dënuar në Kosovë me 3 vjet e 6 muaj burgim.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pranë DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Wanted 38”.
Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasi E. Zh, 57 vjeç, lindur në Kosovë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Prishtinës, Kosovë, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Kosovës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe të Kosovës, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments