SPITALI I PLAGËS (TRAUMËS); TIRANË | KLEVIS DERVISHI VDIQ NË SPITAL; ISHTE I PËRFSHIRË NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Spitali i Plagës (Traumës), Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e lëndimeve trupore të shkaktuara në aksidentin automobilistik që ngjau para disa ditësh në fshatin Manëz, vdiq në spital:
1- I mituri 16 vjeç Klevis Dervishi.
Të vdekur në aksident automobilistik mbetën gjithashtu edhe:
1- Z. Kleo Vrioni (Vrijoni), me moshë 24 vjeç.
2- Znj/znjsh. Sara Bruxhenteli (Brugentelli), me moshë 26 vjeçe.
3- I mituri Alvi Muhaxhiri, me moshë 15 vjeç.
I vetmi që mbeti gjallë është:
1- Z. Rejsi Vrioni (Vrijoni), me moshë 26 vjeç.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments