top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: JAM I TMERRUAR NGA SULMET RUSE NË UKRAINË; DO TË DËRGOJMË RAKETA TË REJA INTERCEPTUESE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Presidenti Emanuel Makron shprehu tmerrin dhe tronditjen e tij ndaj presidentit Volodimir Zelenski pas sulmeve të fundit ruse në një qendër tregtare, duke njoftuar dërgimin e raketave të reja interceptuese për t’i siguruar Ukrainës të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur qiellin e saj.


Është thelbësore që të gjitha vendet që kanë burime të tilla t’i bashkohen kësaj përpjekjeje mbështetjeje”, - tha presidenti Makron në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) - i cili pati një takim me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski - në një kohë kur Ukraina po vuan nga mungesa e interceptorëve përballë breshërisë së raketave balistike ruse që lëshohen çdo ditë kundër vendit.


Në këtë sfond, Koalicioni i Vullnetarëve për Ukrainën, i cili bashkon vendet që mbështesin Kievin, do të takohet në mesditë të hënën.


Takimi do të bashkëkryesohet nga presidenti Emanuel Makron, kancelari federal gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) dhe për herë të parë, kryeministri i ri britanik Endi Bërnem (Andy Burnham).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page