top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “LIRIA”; SHKODËR | FATOS ARIFI U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Lagjja “Liria”, Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Fatos Arifi, me moshë 56 vjeç, Durrësi.


Njoftim | Shkodër.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi”, për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë.


Vidhte lekë në automjete, kryesisht taksi, dhe biçikleta në zona të ndryshme të qytetit.


Pas denoncimeve të qytetarëve dhe punës gjurmuese, kapet në flagrancë në tentativë për të vjedhur një tjetër biçikletë, 56-vjeçari nga Durrësi.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje, organizuan punën hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, u kap në flagrancë, në tentativë për të kryer një tjetër vjedhje, shtetasi:


– F. A., 56 vjeç, banues në Durrës.


Nga veprimet hetimore dyshohet se 56-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në një automjet taksi dhe 2 biçikleta, në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.


56-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page