BREGU PERËNDIMOR | DHJETËRA PALESTINEZË TË ARRESTUAR NGA FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT.

Bregu Perëndimor | “Forcat izraelite kanë bastisur të paktën 15 lokacione në Bregun Perëndimor verior në orët e fundit, duke arrestuar dhjetëra palestinezë”.
Kështu raportoi enti mediatik katarez “Al Jazeera”, duke cituar informacione nga korrespondentët e saj në zonë.
Sulmet e IDF-së u raportuan pasi kryeministri Benjamin Netanjahu njoftoi dje një bllokadë totale të territorit pas një sulmi në Hebron në të cilin u vranë dy ushtarë izraelitë.
Sipas transmetuesit arab, ushtria bastisi të paktën 15 qytete në Bregun Perëndimor verior, përfshirë Nablusin dhe Jeninin.
“15 persona u arrestuan në guvernatoratin e Nablusit, nëntë prej tyre në qytetin e Nablusit dhe gjashtë në fshatin Burin.
Dy arrestime të tjera u bënë në guvernatoratin e Betlehemit”.
Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Wafa”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments