FSHATI BATLLAVË; BESIANË (PODUJEVË) | PAJTIM MEHANJA DHE FLORENT ABDULLAHU U ARRESTUAN; NEBIH BERISHA U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR.

Fshati Batllavë, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Pajtim Mehanja, me moshë 36 vjeç.
2- Z. Florent Abdullahu, me moshë 19 vjeç.
Shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Nebih Berisha.
Ata konsiderohen të përfshirë në të shtëna me armë zjarri gjatë një ceremonie festive familjare.
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.
2- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments