top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | REZIDENCA “FOLEJA E SHQIPONJËS” E ADOLF HITLERIT U DOGJ.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
28 minutes ago
2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Foleja e Shqiponjës” e Adolf Hitlerit, streha në Alpet bavareze në Gjermaninë jugore e përdorur nga udhëheqësit nazistë, u dogj.


Kështu raportuan entet mediatike vendore.


“Një i dyshuar është arrestuar”, - tha policia vendore në një deklaratë, e cituar nga enti mediatik francez “France Presse”.


Zjarrfikësit e gjetën ndërtesën e dashur nga udhëheqësit nazistë plotësisht të djegur që nga mbrëmja e djeshme.


Zjarri shpërtheu në Kehlsteinhaus (Foleja e Shqiponjës) në malin Obersalzberg në Berchtesgaden.


Komanda e Policisë së Bavarisë së Epërme Jugore raportoi se ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në orën 21:52 të mbrëmjes së kaluar dhe zbuluan një zjarr në shkallë të gjerë.


Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar.


Sipas informacionit aktual, askush nuk ishte brenda ndërtesës.


Kehlsteinhaus, në një lartësi prej 1834 metrash, ka qenë një strehë malore që nga viti 1952.


E përfunduar në vitin 1938, aja ndodhej në një zonë të izoluar banimi dhe qeveritare, që i përkiste udhëheqjes naziste dhe e mbyllur për publikun.


Ndërtesa ndodhet në majë të një mali dhe ishte menduar për përdorim ekskluziv të zyrtarëve të lartë nazistë.


Adolf Hitleri e vizitoi atë disa herë.


Ndryshe nga sa besohet gjerësisht, Kehlsteinhaus nuk ishte një dhuratë për ditëlindjen e pesëdhjetë të Hitlerit në vitin 1939, sipas faqes së internetit të shtëpisë.


Një ashensor i artë, i ngulitur në shkëmb, siguronte akses në ndërtesë, duke mbuluar rreth 125 metrat e fundit.


Është i arritshëm nëpërmjet Kehlsteinstraße, një rrugë që tani përdoret ekskluzivisht nga autobusët.


Ndryshe nga rezidencat e tjera që i përkisnin dinjitarëve nazistë në Obersalzberg, ajo nuk u dëmtua gjatë sulmeve të Aleatëve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page