VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: KISHA NUK E TOLERON ANTISEMITIZMIN; JO URREJTJE FETARE DHE ETNIKE; MENDIMET E NDRYSHME NUK DUHET TË ÇOJNË KURRË NË ARMIQËSI.

Vatikan | Papa Leo XIV-të u takua me një delegacion nga Komiteti Amerikan Hebraik në Vatikan dhe përsëriti rëndësinë e dialogut midis besimeve.
“E rrënjosur në trashëgiminë tonë të përbashkët shpirtërore, kjo miqësi na bën thirrje gjithashtu të mbrojmë dinjitetin njerëzor, t'u shërbejmë të varfërve, të mbrojmë lirinë fetare dhe të promovojmë drejtësinë dhe paqen.
Një element thelbësor i këtij angazhimi, është refuzimi i të gjitha formave të urrejtjes dhe diskriminimit, qoftë fetar apo etnik.
Në këtë drejtim, në përvjetorin e gjashtëdhjetë të Deklaratës Konciliare Nostra Aetate, përsëris se Kisha nuk e toleron antisemitizmin dhe e lufton atë, duke u bazuar në vetë Ungjillin.
Mendimet e ndryshme, sado të thella qofshin, nuk duhet të krijojnë kurrë paragjykime ose armiqësi, të cilat në fund të fundit minojnë themelet morale të shoqërisë”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të.
Më pas ai kujtoi Shën Gjon Palin II-të.
“Në të vërtetë, dëshmia e vëllazërisë sonë, të cilën shpresoj se do të jemi në gjendje ta demonstrojmë përmes gjesteve konkrete, me siguri do të kontribuojë në ndërtimin e një bote më paqësore, një dëshirë që të gjithë burrat dhe gratë vullnetmirë e mbajnë në zemrat e tyre”, - tha Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments