VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: LYPET DASHURI PËR ADOLESHENTËT; ATA KANË SHUMË SHQETËSIM EKZISTENCIAL DHE VETMI DIXHITALE.

Vatikan | Papa Leo XIV-të flet për të rinjtë dhe na fton t’i kushtojmë vëmendje gjendjes së tyre të vuajtjes ekzistenciale.
“Familje të plagosura, vetmi dixhitale, ndjenja të pamjaftueshmërisë ose frikës përballë një të ardhmeje të pasigurt”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në audiencën e tij me pjesëmarrësit në Kongresin Ndërkombëtar mbi Kujdesin Pastoral Shkollor dhe Universitar.
“Nën armaturën që shumë adoleshentë ndërtojnë për të shmangur vuajtjet, qëndron dëshira për të dashur dhe për t'u dashur”, - shtoi Papa Leo XIV-të.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments