GAZË | ORGANZIATA TERRORISTE HAMAS: VEPRIM HEROIK NË HEBRON; TË MARRIM ARMËT KUNDËR PUSHTUESVE.

Gazë | “Operacioni heroik në qytetin e Hebronit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfaqëson një shprehje të gjallë të vullnetit të popullit tonë të palëkundur dhe i dërgon një mesazh të qartë armikut sionist; rezistenca jonë vazhdon dhe do të jetë gjithnjë e më e fortë dhe intensive, derisa pushtimi të dëbohet nga toka dhe vendet tona të shenjta”.
Kështu kumtoi organziata terroriste Hamas në kanlain e saj në platformën shoqërore “Telegram”.
“Ky operacion heroik, i cili u zhvillua në hyrjen veriore të Hebronit, është një përgjigje e natyrshme dhe legjitime ndaj krimeve të vazhdueshme dhe sulmeve brutale kundër popullit tonë.
Ne nuk do t'i ulim armët derisa të ndalet agresioni, të mbarojë pushtimi i tokës sonë dhe Xhamia e bekuar Al-Aksa të pastrohet nga përdhosja e kolonëve uzurpues”, - u tha më tej në deklaratë.
Në të, Hamasi nis një apel për të gjithë individët e lirë të popullit që të drejtojnë zjarrin e tyre kundër pushtuesve që vazhdojnë të kryejnë krimet më të urryera kundër popullit tonë në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Rripin e Gazës.
“Është një luftë që mund të çojë vetëm në fitore ose në martirizim”, - u tha më tej, …
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments