MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM): LYPET DISKUTIM I NDERSHËM MBI RIVENDOSJEN E LËVIZJES SË LIRË MIDIS MBRETËRISË SË BASHKUAR DHE BASHKIMIT EVROPIAN.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri Endi Bërnem (Andy Burnham) tha se është në favor të një diskutimi të ndershëm rreth rivendosjes së lëvizjes së lirë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.
Në një intervistë me entin mediatik vendor “Sunday Times”, të ribotuar nga enti mediatik “Bbc”, kryeministri Bërnem (Burnham) sugjeroi që një marrëdhënie e re me Brukselin mund të përfshijë anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian ose hyrje në tregun e vetëm, gjë që do të nënkuptonte lëvizje të lirë.
“Mendoj se na duhet një debat i bazuar në fakte dhe prova”, - tha kryeministri Bërnem (Burnham), duke shtuar se ai beson se natyra e migrimit ka ndryshuar nga e kaluara, kur ishte një lëvizje e të rinjve brenda dhe jashtë vendit.
“Migrimi që vjen e shkon vazhdimisht është shumë i ndryshëm.
Ekuilibri i migrimit ka ndryshuar, apo jo?
Unë thjesht mendoj se duhet të kemi një diskutim të sinqertë për këto gjëra.
Nuk mendoj se mund të rekomandoj ndonjëherë diçka që përfshin miratimin e euros ose bashkimin me zonën Shengen”, - tha ai.
Vërejtjet e tij erdhën përpara një samiti të Bashkimit Evropian të planifikuar për 20 nëntor në Bruksel, në të cilin ai pritet të paraqesë opsione për një rifillim të marrëdhënieve me bllokun evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments