PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DUHET TË VENDOS NËSE DO TË BËJ NJË MARRËVESHJE ME IRANIN APO DO TA SHKATËRROJ.

3 minutes ago
1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) përsëriti se përballet me një udhëkryq lidhur me Iranin; të arrijë një marrëveshje diplomatike ose të vazhdojë me shkatërrimin total ushtarak.
“A duhet të bëj një marrëveshje apo duhet të përfundoj me ta?
Kjo është e vetmja pyetje”.
Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në një intervistë me entin mediatik Faks Njuz (Fox News), duke përsëritur se ShBA-ës kanë kontroll absolut mbi Ngushticën e Hormuzit.
“Ne marrim gjithçka, ata nuk marrin asgjë”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit













Comments