MBRETËRIA E SPANJËS | U ARRESTUAN 128 PROTESTUES NË BARCELONË; 15 PUNONJËS POLICIE U PLAGOSËN; TENSION DHE AKTE VANDALIZMI NGA TË MITURIT.

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “128 veta, përfshirë 73 të mitur, u arrestuan dhe 15 punonjës të zbatimit të ligjit u plagosën në trazirat dhe përleshjet që ndodhën dje vonë pasdite në Barcelonë”.
Kështu kumtoi policia katalanase (Mossos d'Esquadra), e cituar nga entet mediatike spanjolle.
“Situata u përshkallëzua pas një proteste të paautorizuar që filloi në Sheshin e Katalonjës (Plaza Catalunya) qendrore, e nxitur nga iniciativat e mediave sociale dhe që tërhoqi disa qindra të rinj”.
Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Efe”.
Policia ndërhyri me forcë me dhjetëra policë të trazirave.
Pati disa momente tensioni, ku morën pjesë afërsisht 600 persona.
U raportuan gjithashtu disa akte vandalizmi, me të paktën 14 dyqane të plaçkitura.
“Do të ketë pasoja ligjore dhe financiare si për të rriturit ashtu edhe për prindërit e të miturve të përfshirë”, - tha kryetari socialist i Bashkisë së Barcelonës Zhaume Kulbuni (Jaume Collboni).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments