top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | PROTESTUESI ERJON VISHKULLI: PLUMBIN E GOMËS E KAM ENDE NË SY.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
3 minutes ago
1 min read
Erjon Vishkulli

Tiranë, Shqipëri | “Shkova të takoja shokët dhe do të ikja.


Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar.


I kisha diku 30 metra larg policët, pa asnjë reagim, pa asgjë.


Vetëm kur më vjen një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë”.


Kështu tha protestuesi Erjon Vishkulli, i cili u plagos në syrin e majtë nga një plumb gome të shkrehur nga Policia e Shtetit gjatë protestës.


“Vazhdoj ta kem ende plumbin e gomës në sy.


Nuk e di tani të them se sa i lartë është rreziku, por e lehtë nuk është, sepse kam shumë dhimbje”, - tha ai.


Pritet që ai të dërgohet në Itali për mjekim të posaçëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page