MBRETËRIA E SPANJËS | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK PRANË BARCELONËS; 40 TË PLAGOSUR.

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Një përplasje midis një autobusi dhe një makine ndodhi këtë pasdite në Fogars de Montclús, pranë Barcelonës, Kataloni, duke plagosur të paktën 40 persona, 20 prej të cilëve rëndë”.
Kështu raportuan entet mediatike vendore, duke shtuar se përplasja bëri që autobusi të binte rreth 20 metra poshtë një argjinature.
Ekipet e shpëtimit, përfshirë 24 zjarrfikës nga qeveria katalanase, iu përgjigjën vendit të ngjarjes.
Të gjithë të lënduarit lehtë janë evakuuar tashmë, ndërsa operacionet e ndihmës në zonë vazhdojnë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments