top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | NJË RRUGË DO TË EMËROHET SIPAS MEMORIALIT NDËRKOMBËTAR TË HOLOKAUSTIT JAD (YAD) VASHEM NË JERUSALEM.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Në lagjen qeveritare të Berlinit, një pjesë e Dorotheenstrasse do të emërohet sipas Memorialit Ndërkombëtar të Holokaustit, Jad (Yad) Vashem, në Jerusalem”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Dpa” (Deutsche Presse-Agentur). “Data e planifikuar e inaugurimit është 20 janari i vitit 2027, 85-vjetori i Konferencës së Wannsee-s”, tha një zëdhënëse e Senatit. Gjatë Konferencës së Vanzi-së (Wannsee) në vitin 1942, zyrtarë të lartë
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | MACJA TRASHËGIMTARE E STILISTIT KARL LAGERFELD ËSHTË PA PARA EDHE PSE TRASHËGOI 1.5 MILIONË $.
Paris, Francë | Macja birmaneze e racës së pastër Shupet (Choupette) ishte kafsha shtëpiake e dashur e stilistit gjerman të modës Karl Lagerfeld. Pas vdekjes së tij në vitin 2019, ajo trashëgoi të paktën 1.5 milion $ por sot nuk ka asgjë. “Nuk kemi marrë absolutisht asgjë”, tha znj. Fransvaz Kako (Françoise Cacot), kujdestarja franceze e shtëpisë së z. Lagerfeld. “Unë punoj me kohë të pjesshme për ta mbështetur atë”, i tha ajo entit mediatik amerikan “Atlantic”. I zoti i saj,
Agjencia Telegrafike Vox
GREQI | RA BRESHËR SA NJË KOKËRR ARRE.
Athinë, Greqi | Stuhia e fortë e breshërit që goditi Arkadinë (njësi rajonale e Peloponezit) në orët e fundit e ka transformuar peizazhin në një skenë pothuajse dimërore, me rrugë dhe oborre tërësisht të bardha, pavarësisht se jemi në fundin e muajit maj. Në rajonin e Gortinias, dhe veçanërisht në zonën e Tropeas, u regjistruan stuhi të forta të shoqëruara me kokrra breshëri të konsiderueshëme, disa të mëdhaja sa arra. Vetëm brenda pak minutash, kokrrat e breshërit mbuluan rr
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | ADMINISTRATA KOMBËTARE E AERONAUTIKËS DHE HAPËSIRËS (NASA) PO PËRGATITET PËR PROVËN E PARË TË FLUTURIMIT SUPERSONIK TË HESHTUR TË AVIONIT X-59.
Uashington, Amerikë | Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) është gati të shkruajë një kapitull të ri në historinë e aviacionit të Tokës, duke nisur një seri testesh vendimtare për avionin e saj të fundit supersonik. Në javët në vijim, avioni eksperimental revolucionar i njohur si X -59 do të përballet me një sfidë të paparë teknologjike. Ky avion, i cili është ngritur tashmë në qiell 14 herë që nga fluturimi i tij i parë tetorin e kaluar për të verifikua
Agjencia Telegrafike Vox
TURQI (TÜRKIYE) | NJË ANIJE TURISTIKE U MBYT; 148 VETA U HODHËN NË DET TË HAPUR.
Ankara, Turqi (Türkiye) | Momente tmerri përjetuan 148 veta, përfshirë shumë turistë të huaj, kur anija turistike “Big Boss Diamond” filloi të fundosej pranë brigjeve turke në Detin Mesdhe. Incidenti ndodhi pranë Ishullit “Parajsa” (Paradise), gjatë një udhëtimi ditor me anije. Anija, të cilën operatorët e saj e reklamojnë si anija më e madhe pirate në Turqi, filloi të futej në ujë në Gjirin Akvarium, duke u fundosur brenda një ore. Në bord kishte 20 fëmijë pasi ky itinerar
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | ADMINISTRATA KOMBËTARE AERONAUTIKE DHE HAPËSINORE (NASA) BOTOI PAMJE TË REJA TË “SUPER EL NINO”-s; PRITET MOT I NXHETË.
Uashington, Amerikë | Vlerësimet e shkencëtarëve për shfaqjen e mundshme të një “Super El Nino” të fortë po shkaktojnë shqetësim, gjë që mund ta bëjë vitin e ardhshëm më të ngrohtin e regjistruar ndonjëherë, duke ndikuar në kushtet e motit dhe ekonominë botërore. “El Nino” është një fenomen natyror klimatik që ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor ekuatorial qendror dhe lindor mbeten mbi normalen për një periudhë të zgjatur kohore. Ekspertët paralajm
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | EPOKË E RE NË TRAJTIMIN E KANCERIT TË GJIRIT FALË NJË TESTI GJENETIK QË SHMANG KIMIOTERAPINË.
Çikago, Amerikë | Miliona gra me kancer të gjirit mund të kursejnë kimioterapinë me një test gjenomik inovativ, sipas rezultateve nga një provë klinike që mund të transformojë udhëzimet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën. Trajtimi për kancerin e gjirit, forma më e zakonshme e sëmundjes në botë, përfshin ndërhyrjen kirurgjikale për të hequr tumoret. Kimioterapia zakonisht rekomandohet kur mjekët besojnë se ekziston rreziku që sëmundja të rikthehet. Megjithatë, efektet anëso
Agjencia Telegrafike Vox
LOMBARDI; ITALI | QINDRA HEKTARË TOKË TË MBJELLA ME MISËR U DËMTUAN NGA BRESHËRI.
Bolonjë, Itali | “Qindra hektarë me misër janë shkatërruar nga breshëri, fushat janë përmbytur dhe çatitë e pajisjet bujqësore janë dëmtuar”. Kështu raportoi Coldiretti Lombardia, dega rajonale e Konfederatës Kombëtare të Kultivuesve të Drejtpërdrejtë (Confederazione Nazionale Coltivatori Diretti). Lombardia po përjeton dëme të përhapura nga vala e motit të ashpër që përfshiu rajonin në orët e fundit pas ditëve të të nxehtit të fortë. Përveç tokës së përmbytur, fusha të tëra
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | NASA ËSHTË GATI TË INVESTOJË 1 MILIARD $ PËR NDËRTIMIN E NJË BAZE NJERËZORE NË HËNË.
Uashington, Amerikë | NASA është gati të investojë rreth 1 miliard dollarë ($) në një post të përhershëm njerëzor në Hënë. Më 26 maj, agjencia njoftoi një seri kontratash me kompani private për të përfunduar misione robotike pa pilot, thelbësore për përgatitjen e terrenit për uljen në hënë të misioneve Artemis, e cila është planifikuar aktualisht për vitin 2028. Në ballë të bazës së ardhshme hënore është moduli italian i banimit në MPH, i ndërtuar nga Thales Alenia Space. Agj
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | STUDIMI I BOTUAR NË ENTIN MEDIATIK “JOURNAL OF PHYSIOLOGY” THOTË SE KANABISI NDIHMON NË LUFTIMIN E DIABETIT DHE TË OBEZITETIT.
Uashington, Amerikë | Në shumë vende evropiane përdorimi i kanabisit mbetet i paligjshëm, përveç për qëllime terapeutike të përshkruara nga mjekësia. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara, situata ka ndryshuar. Substanca tani është plotësisht e ligjshme, madje edhe për qëllime rekreative, në shumë shtete, dhe kjo po nxit një valë të re studimesh që hetojnë vetitë e saj terapeutike dhe efektet metabolike. Më i fundit vjen nga Universiteti i Kalifornisë, Rivërsaid (Riverside). Rez
Agjencia Telegrafike Vox
KILI | TËRMET 6.9 BALLË.
Santiago, Kili | Një tërmet 6.9 ballë goditi Kilin verior, me epiqendër rreth 20 kilometra në verilindje të Kalmës (Calma) në rajonin Antofagasta. “Dridhja, e regjistruar në orën 17:53 sipas orës vendore, u ndje në të paktën katër rajone; në Arikë (Arica), në Parinakotë (Parinacota), në Tarapakë (Tarapacá), në Antofagastë dhe Atakamë (Atacama)”. Kështu njoftoi Shërbimi Kombëtar për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive (Senapred). Autoritetet specifikuan se, sipas Qendrë
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | FILMI “FJORD” KRISTIAN (CRISTIAN) MUNGIU-t U NDERUA ME PALMËN E ARTË.
Kanë, Francë | Çmimin Palma e Artë të dhënë nga juria e kryesuar nga Park Çan-Uk (Chan-Wook) në Festivalin e 79-të të Filmit në Kanë e fitoi filmi me titull “Fjord”, i z. Kristian (Cristian) Mungiu. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


