FRANCË | MACJA TRASHËGIMTARE E STILISTIT KARL LAGERFELD ËSHTË PA PARA EDHE PSE TRASHËGOI 1.5 MILIONË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 41 minutes ago
- 2 min read
Paris, Francë | Macja birmaneze e racës së pastër Shupet (Choupette) ishte kafsha shtëpiake e dashur e stilistit gjerman të modës Karl Lagerfeld.
Pas vdekjes së tij në vitin 2019, ajo trashëgoi të paktën 1.5 milion $ por sot nuk ka asgjë.
“Nuk kemi marrë absolutisht asgjë”, tha znj. Fransvaz Kako (Françoise Cacot), kujdestarja franceze e shtëpisë së z. Lagerfeld.
“Unë punoj me kohë të pjesshme për ta mbështetur atë”, i tha ajo entit mediatik amerikan “Atlantic”.
I zoti i saj, Lagerfeld-i, drejtori artistik i Shanelit (Chanel) prej shumë kohësh, e kishte bërë të qartë se donte që Shupeta (Choupette) të mbahej mirë pas vdekjes së tij.
“Po bëj gjithçka që mundem për të nderuar dëshirat e tij”, tha znj. Kakot.
Shupeta (Choupette), tani 14 vjeçe, jetonte me z. Lagerfeld në shtëpinë e tij prej 10 milionë funtesh në Paris, pranë Senës, ku ajo hante nga tasat e Maison Goyard.
Sot ajo ndan një apartament me znj. Kakot, bashkëshortin e saj, fëmijët e tyre dhe macen që kanë adoptuar.
Shupeta (Choupette) u bë një nga modelet e maceve më të paguara në botë, duke fituar 3 milionë $ vetëm në reklama në vitin 2014.
Por pa drejtimin e fushatave nga z. Lagerfeld, karriera e saj është ngadalësuar.
Tani testamenti i z. Lagerfeld po sfidohet në gjykatë, me akuza se ai nuk po tregohej plotësisht transparent kur la trashëgim pasurinë e tij prej 150 milionë $.
Ligji francez nuk lejon që kafshët të trashëgojnë para ose pronë.
“Më është dashur të punësoj avokatë të shtrenjtë për të kërkuar trashëgiminë në emrin tim”, tha znj. Kakot.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments