top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | NJË RRUGË DO TË EMËROHET SIPAS MEMORIALIT NDËRKOMBËTAR TË HOLOKAUSTIT JAD (YAD) VASHEM NË JERUSALEM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 2
  • 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Në lagjen qeveritare të Berlinit, një pjesë e Dorotheenstrasse do të emërohet sipas Memorialit Ndërkombëtar të Holokaustit, Jad (Yad) Vashem, në Jerusalem”.


Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Dpa” (Deutsche Presse-Agentur).


Data e planifikuar e inaugurimit është 20 janari i vitit 2027, 85-vjetori i Konferencës së Wannsee-s”, tha një zëdhënëse e Senatit.


Gjatë Konferencës së Vanzi-së (Wannsee) në vitin 1942, zyrtarë të lartë nazistë diskutuan shfarosjen sistematike të deri në njëmbëdhjetë milionë hebrenjve evropianë.


Qëllimi i takimit ishte përshpejtimi i zbatimit të gjenocidit.


Kryetari i bashkisë së Berlinit, Kai Vegner (Wegner), deklaroi se riemërtimi do t'i jepte memorialit Jad (Yad) Vashem një vend të veçantë në zemër të lagjes qeveritare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page