SHBA-ës | STUDIMI I BOTUAR NË ENTIN MEDIATIK “JOURNAL OF PHYSIOLOGY” THOTË SE KANABISI NDIHMON NË LUFTIMIN E DIABETIT DHE TË OBEZITETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 minutes ago
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Në shumë vende evropiane përdorimi i kanabisit mbetet i paligjshëm, përveç për qëllime terapeutike të përshkruara nga mjekësia.
Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara, situata ka ndryshuar.
Substanca tani është plotësisht e ligjshme, madje edhe për qëllime rekreative, në shumë shtete, dhe kjo po nxit një valë të re studimesh që hetojnë vetitë e saj terapeutike dhe efektet metabolike.
Më i fundit vjen nga Universiteti i Kalifornisë, Rivërsaid (Riverside).
Rezultatet e botuara në entin mediatik “Journal of Physiology”, ndihmojnë në shpjegimin e një paradoksi të dukshëm që lidhet me përdorimin e kanabisit.
Përdoruesit e rëndë kanë tendencë të jenë të dobët dhe të mos vuajnë nga diabeti, pavarësisht se përtypjet janë një nga efektet anësore më të njohura të përdorimit të kanabisit.
Studimet tek njerëzit kanë treguar prej kohësh se përdoruesit e rregullt të kanabisit kanë tendencë të kenë një indeks më të ulët të masës trupore dhe një rrezik më të ulët për të zhvilluar diabetin e tipit 2 sesa jo-përdoruesit.
Ky është një fenomen në dukje paradoksal, duke pasur parasysh se substanca dihet se stimulon oreksin.
Për të hetuar mekanizmat biologjikë që qëndrojnë në themel të këtij vëzhgimi, shkencëtarët i ekspozuan një grupi minjve obezë në dy trajtime të ndryshme për tridhjetë ditë.
THC të pastër, përbërësi kryesor psikoaktiv i bimës, ose një ekstrakt të plotë me të njëjtin përqendrim THC.
Kafshët u ushqyen me një dietë me kalori të lartë dhe, pas fillimit të trajtimit të përditshëm me kanabis, ato treguan peshë të reduktuar trupore dhe një përqindje më të ulët të yndyrës, krahasuar me një grup kafshësh të ushqyera me të njëjtën dietë, por jo të ekspozuara ndaj kanabisit.
Megjithatë, vetëm minjtë e trajtuar me ekstraktin e plotë të kanabisit arritën një përmirësim të ndjeshëm në profilet metabolike që lidhen me kontrollin e glukozës, një shënues i lidhur me një rrezik të reduktuar të zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Analiza molekulare e ekipit kërkimor identifikoi gjithashtu një mekanizëm të mundshëm veprimi për kanabisin.
Disa nga përbërësit e tij mund të ndryshojnë metabolizmin e indit dhjamor, duke e nxitur trupin të humbasë peshë pa konsumuar më pak kalori ose duke djegur më shumë përmes ushtrimeve.
Nuk është e qartë se cili nga mbi njëqind kanabinoidet në kanabis është përgjegjës për këto efekte.
As nuk është e sigurt se ajo që shohim te minjtë ndodh domosdoshmërisht edhe te njerëzit.
Për këtë arsye, autorët e studimit theksojnë se rezultatet nuk duhet të merren si një rekomandim për të përdorur substancën për menaxhimin e peshës dhe diabetin, veçanërisht pasi efektet shfaqen vetëm me përdorim kronik.
Përkundrazi, ato ofrojnë prova të mëtejshme të efekteve terapeutike premtuese të shumë kanabinoideve bimore jo-psikoaktive, siç janë kanabigeroli (CBG) dhe kanabidioli (CBD).
“Ajo që na duhet tani është një qasje e bazuar në prova që na lejon të karakterizojmë plotësisht përfitimet dhe rreziqet e mundshme të kanabisit dhe përbërësve të tij”, tha studiuesi Nikolas (Nicholas) Di Patrizio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments