KILI | TËRMET 6.9 BALLË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 48 minutes ago
- 1 min read
Santiago, Kili | Një tërmet 6.9 ballë goditi Kilin verior, me epiqendër rreth 20 kilometra në verilindje të Kalmës (Calma) në rajonin Antofagasta.
“Dridhja, e regjistruar në orën 17:53 sipas orës vendore, u ndje në të paktën katër rajone; në Arikë (Arica), në Parinakotë (Parinacota), në Tarapakë (Tarapacá), në Antofagastë dhe Atakamë (Atacama)”.
Kështu njoftoi Shërbimi Kombëtar për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive (Senapred).
Autoritetet specifikuan se, sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike, tërmeti nuk shkaktoi paralajmërim për cunami.
Shërbimi Hidrografik dhe Oqeanografik i Marinës (SHOA) ka përjashtuar çdo rrezik për bregdetin kilian, duke treguar se karakteristikat e tërmetit nuk janë të pajtueshme me formimin e valëve të paqëndrueshme.
Ekipet e emergjencës vazhdojnë të monitorojnë situatën për të vlerësuar çdo dëm ndaj njerëzve, infrastrukturës dhe shërbimeve thelbësore në zonat e prekura.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments