top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
TIRANË | DURANA TECH PARK IU BASHKUA NISMËS PËR PARQE EKO-INDUSTRIALE (ECO-INDUSTRIAL PARKS INITIATIVE).
Tiranë, Shqipëri | Durana Tech Park, në pronësi të Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), i është bashkuar rrjetit të lokacioneve pilote në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Nismës për Parqe Eko-Industriale (Eco-Industrial Parks Initiative). “I pozicionuar pranë Tiranës ‘Durana Tech Park’ është konceptuar si një ekosistem modern për inovacion, teknologji dhe investime, dhe pjesëmarrja në projektin Eco-Industrial Parks përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të
Agjencia Telegrafike Vox


JAPONI | KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA U MIRËPRIT ME CEREMONI ZYRTARE NGA KRYEMINISTRJA SANAE TAKAIÇI (TAKAICHI).
Tokio, Japoni | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni. Ai u mirëprit në një ceremoni të veçantë me Gardë Nderi nga kryeministrja japoneze Sanae Takaiçi (Takaichi). “E nderuar Kryeministre! Së pari më lejoni t’Ju falënderoj për mikpritjen Tuaj, të cilën nuk do ta harroj, dhe gjithashtu kam dëshirë të them se kam patur mundësinë të jem pjesë e shumë ceremonive, por kjo ceremoni e sotmja ka qenë shumë e veçantë. Marrëdhënia Jap
Agjencia Telegrafike Vox


JAPONI | FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA E MBAJTUR NË UNIVERSITETIN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË TOKIO.
Tokio, Japoni | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama mbajti një leksion të posaçëm në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio para auditorit të përbërë nga studentë, staf akademik, ambasadorë, përfaqësues diplomatikë, zyrtarë japonezë, shoqëri civile dhe komunitet shqiptar në Japoni. Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama | Është kënaqësi e vërtetë që gjendem sot këtu në “Universitetin e Kombeve të Bashkuara’’ në Tokio, një qytet i cili mishëron diçka që Eur
Agjencia Telegrafike Vox


POLICIA E SHTETIT DHE ZYRA FEDERALE KRIMINALE E GJERMANISË (BKA) PARTNERITET STRATEGJIK NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR.
Tiranë, Shqipëri | Delegacioni nga Departamenti për Bashkëpunimin Ndërkombëtar i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë për Ndihmën Policore, z. Gregor Erb, zhvilloi një vizitë në ambientet e DPPSh-së, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita. Fokusi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe përmirësimi i planifikimit të mbështetjes që BKA-ja gjermane ofron për Policinë Kriminale dh
Agjencia Telegrafike Vox


INSPEKTORI I LARTË I DREJTËSISË ARTUR METANI ZHVILLOI NJË VIZITË PUNE NË MBRETËRINË E DANIMARKËS.
Kopehagen, Mbretëria e Danimarkës | Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i Republikës së Shqipërisë, Artur Metani, zhvilloi vizitë pune në Danimarkë, më 21 dhe 22 maj 2026, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e drejtësisë dhe mekanizmave të përgjegjshmërisë së magjistratëve. Në Kopenhagë, delegacioni i ILD-së zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve daneze dhe të Ambasadës së Shqipërisë. Në takimin me Drejtorin për Po
Agjencia Telegrafike Vox


SARANDË | DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SKENDER HITA ZHVILLOI TAKIM ME STRUKTURAT E KOMISARIATIT TË POLICISË SARANDË.
© Copyright | Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërisë Sarandë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi takim me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, me fokus sigurinë, zbatimin e ligjit dhe rritjen e forcës reaguese të strukturave vendore të Policisë. Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë të reflektojnë me
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | BANKA E SHQIPËRISË LICENSOI BANKËN TURKE “ZIRAAT”; U BË BANKA E 12 QË VEPRON NË TREGUN SHQIPTAR.
Tiranë, Shqipëri | Banka e Shqipërisë ka miratuar dhënien e licensës për ushtrimin e veprimtarisë bankare dhe financiare për degën e bankës turke “Ziraat” në Shqipëri, duke i hapur rrugë hyrjes së një tjetër institucioni financiar me kapital të huaj në tregun bankar shqiptar. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, vendimi është marrë në mbledhjen e datës 6 maj 2026 të Këshillit Mbikëqyrës, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe aplikimit të paraqitur nga banka turke p
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME FERIT HOXHA PRITI NË TAKIM MINISTRIN E SHTETIT PËR PUNËT E JASHTME TË KATARIT SULLTAN BIN SAAD AL MURAIKHI.
Tiranë, Shqipëri | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, priti në Tiranë dhe më pas në Durrës, Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sulltan Bin Saad Al Muraikhi. “Ne ramë dakord që rritja e shkëmbimeve, veçanërisht atyre të nivelit të lartë, ofron një moment të rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit dhe eksplorimin e mundësive të reja me interes të ndërsjellë. Gjithashtu theksuam potencialin e rëndësishëm për bizn
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | ZYRA E OPERACIONEVE NDËRKOMBËTARE E MINISTRISË SË BRENDSHME TË MBRETËRISË SË BASHKUAR (HOIO) DHUROI PAJISJE TË TEKNOLOGJISË BASHKËKOHORE NË MBËSHTETJE TË STRUKTURAVE TË POLICISË SË SHTETIT.
Tiranë, Shqipëri | Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare e Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar (HOIO) dhuroi pajisje të teknologjisë bashkëkohore në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit. Në ceremoninë që u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, menaxherja rajonale e HOIO, Tara Mur (Moore), menaxheri ndërkombëtar ndërlidhës i HOIO, Stefn Lo (Stephe
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME FERIT HOXHA: NDEROJMË ROLIN E JASHTËZAKONSHËM TË MËRGATËS SHQIPTARE NË RUMANI.
Tiranë, Shqipëri | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha mori pjesë në mbrëmjen e veçantë përkujtimore të organizuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, në nderim të të Lumit Vladimir Gjikës, një figurë poliedrike, por edhe shembull besimi, dinjiteti dhe qëndrese, si dhe një urë e vyer kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Ministri Hoxha shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) se kjo pjesëmarrje ishte momen
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | SHOQËRIA E RUAJTJES DHE E SIGURIMIT FIZIK “ILLYRIAN GUARD” MORI PJESË NË NGJARJEN “TIRANA THROWDOWN”.
Tiranë, Shqipëri | Shoqëria e Ruajtjes dhe e Sigurimit Fizik “Illyrian Guard” tashmë ofron shërbime sigurie edhe në evente ndërkombëtare si “Tirana Throwdown”, që bashkoi atletë nga 36 vende të botës. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga aktiviteti “Tirana Throwdown”, duke vlerësuar rolin e kompanisë në garantimin e sigurisë në ngjarje të mëdha sportive. “Nga mbrojtja e institucioneve shtetërore te garantimi i sigurisë, kjo ishte prova e parë e kaluar me sukses në ndërkohë që
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT DREJTUES MADHOR SKËNDER HITA: KUSH SULMON UNIFORMËN E POLICISË DO TË NDESHET ME LIGJIN.
Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit në Varrezat e Dëshmorëve, të Dëshmorit të Atdheut Novruz Cenalia. Në fjalën e tij, Drejtori Hita tha se: 1- “Dhimbja, heshtja dhe reflektimi sot peshojnë më rëndë se çdo fjalë në këtë ceremoni, sepse përballë sakrificës së një njeriu që ra në krye të detyrës, çdo fjali duket e pamjaftueshme. Jemi këtu përballë dhimbjes së pamasë të një familjej
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


