top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BELGJIKËS | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FERIT HOXHA ZHVILLOI TAKIM ME KRYETAREN E KOMISIONIT TË PUNËVE TË JASHTME TË DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi në Bruksel një takim me Kryetaren e Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, të Mbretërisë së Belgjikës, Els Van Hoof.


Përcolla vlerësimin e sinqertë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe, në veçanti, për procesin tonë të anëtarësimit në Bashimin Evropian, si dhe për bashkëpunimin konstruktiv dypalësh që është thelluar vazhdimisht gjatë viteve.


Diskutimi ynë e pati theksin në rëndësinë e ruajtjes së një dialogu të fortë dhe të rregullt politik, duke përfshirë edhe shkëmbimet e zgjeruara parlamentare, të ankoruara në angazhimin tonë të përbashkët për një Evropë më të fortë dhe të udhëhequr nga një qasje praktike dhe e orientuar drejt rezultateve.


Diplomacia parlamentare ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë, mbështetjen e proceseve të reformave dhe afrimin e institucioneve dhe shoqërive tona.


Shkëmbyem pikëpamje mbi momentumim e ripërtërirë të zgjerimit të BE-së dhe rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës.


Në këtë kontekst, nënvizova vendosmërinë e Shqipërisë për të vazhduar avancimin e axhendës së saj të reformave dhe për të ecur përpara me vendosmëri në negociatat e anëtarësimit”, tha Ministri Hoxha, në rrjetet sociale virtuale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page