top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: KUNDËRSHTIMI NDAJ PROJEKTIT TË ZVËRNECIT PO USHQEHET NGA PROFILE TË RREME DHE NGA RRËFIMTARI ANTI-SEMITE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ekziston një narrativë (rrëfimtari, red) sipas së cilës bëhet fjalë për një marrëveshje të fshehtë mes meje dhe Bibi Netanjahut, përmes Xherëd Kashnërit (Jared Kushner), për të sjellë palestinezë në atë zonë. Kjo është një fantazi e pastër.


Ne kemi një histori shumë krenare të shpëtimit të hebrenjve dhe nuk kemi pasur kurrë ndjenja antisemitizmi.


Myslimanët shqiptarë janë jashtëzakonisht tolerantë.


Ka shumë botë, shumë profile të rreme dhe shumë sulme që vijnë nga të gjitha anët.


Këtë javë e kam parë vetë në rrjetet sociale. Të njëjtën mënyrë që kam parë të përdoret në vende të tjera, tani po e shoh në vendin tim.


Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Jo gjatë kohës që jam unë në detyrë.


A ekziston një shprehje interesi për të zhvilluar një projekt? Po. A ekziston një projekt? Jo.


Investitorët janë ende duke punuar mbi projektin. Duhet të presim që ai të paraqitet.


Po shpërndahen në rrjetet sociale shumë fotografi projektesh që nuk kanë asnjë lidhje me këtë investim, fotografi flamingosh që po ngordhin apo breshkash të dëshpëruara.


Këto gjëra nuk ekzistojnë”, tha Kryeministri Edi Rama, në një pronononcim mediatik.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page