TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: E MIRËKUPTOJ REAGIMIN SHOQËROR PËR VEPRIMET E TMERRSHME TË PUNONJËSVE TË SHOQËRIVE PRIVATE TË SIGURIMIT NDAJ PROTESTUESVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë pati një takim të shkurtër me ente të ndyshme mediatike pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“Ju kuptoj shumë mirë.
Ju siguroj madje që në vendin tuaj, edhe unë do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë.
Sepse do më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vet.
Ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar e pastaj policia të thonte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private, ndërkohë që duhet të ishin arrestuar në vend ata që e morën zvarrë protestuesin”, tha Kryeministri Edi Rama.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments