TIRANË | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME FERIT HOXHA: ANËTARËSIMI NË BASHKIMIN EVROPIAN ËSHTË PRIORITET KOMBËTAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 4 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një konferencë për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku paraqiti ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe angazhimin e institucioneve shqiptare për realizimin e objektivit kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ne jemi me fat që pavarësisht e çfarë ka ndodhur në të shkuarën se sado i ngadaltë apo i gjatë ka qenë procesi jemi të lumtur që të shohim se procesi ka hyrë tashmë në fazën më të rëndësishme për ne.
Gjëja më e rëndësishme është se ky nuk është thjeshtë një objektiv politik, nuk është thjesht një zë i madh i rëndësishëm në politikën tonë të jashtëm, por është absolutisht objektivi përparësia jonë kombëtare.
Ajo çfarë e bën të veçantë për Shqipërinë është se nuk është vetëm qeveria, vetëm shumica por i gjithë spektri politik e mbështet këtë proces, e gjithë shoqëria nuk ka asnjë parti politike që nuk e mbështet anëtarësimin e Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
Kjo është unike në Evropë sepse të gjithë në këtë vend e kanë dhe e ndajnë këtë objektiv.
Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin evropian.
Kjo ka qenë kështu që prej 35 vitesh, që prej rënies së komunizmit, ka qenë busulla jonë, në gjithçka ka ndodhur në këtë vend.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian ka qenë themelor nuk ka pasur asnjë politikë, asnjë ligj të miratuar, asnjë procedurë standarde veprimi që nuk e ka pasur në themel këtë objektiv.
Ky proces nuk ka asnjë ditë pushim. Është një proces pune 24 orë në ditë.
Ka nevojë për kontributin e të gjithëve dhe të gjithë këtë e përmbledhim me një fjalë që janë reformat, kjo është fjala kyçe që përdorim dhe me Brukselin.
Të gjitha përkthehen për ne në reforma.
Kjo nuk bëhet vetëm nga një ekip i vogël nga një institucion por nga i gjithë ansambli qeveritar, nga institucionet e tjera të pavarura nga parlamenti.
Ky është një proces që përfshin të gjithë shoqërinë. Është një projekt mbarëshoqëror.
Të gjithë në këtë vend kanë diçka për të bërë për të kontribuar në këtë proces dhe kjo është një prej linjave të komunikimit që ne kemi si qeveria dhe nga kjo ministri unë e kam se asnjë nuk është i përjashtuar sepse ne kemi nevojë për kontributin e të gjithëve.
Ambicia jonë është e mirëplanifikuar. Ne kemi një plan për mbylljen e kapitujve.
Disa prej këtyre hapave janë zbatuar tashmë, i çelëm negociatat dhe për 11 muaj patëm mundësi që të çelnim të 33 kapitujt, të 6 grupkapitujt.
E bëmë sepse ishim të përgatitur sepse kishim një ekip fantastik të grupit negociator, e bëmë sepse kishim një mbështetje vendosmëri dhe angazhim qeveritar dhe politik, por e bëmë gjithashtu sepse patëm partneritetin me institucionet e BE-së, kryesisht me Komisionin Evropian me të cilin punojmë ditë pas dite, por edhe mirëkuptimin e shteteve anëtare.
Asgjë nga këto nuk mund të ndodhë, nëse këto tri komponentët nuk bëhen bashkë.
Përmbushja e piketave të ndërmjetme është kyç për çeljen e fazës tjetër. Pra pa përmbushjen e tyre nuk do të kishim mundur që të fillonim punën për fazën tjetër të mbylljes së kapitujve dhe kjo ndodhi më 26 maj.
Ishim shumë të lumtur.
Ishte frut i një pune të jashtëzakonshme, i shumë marrje dhe dhënieve të Komisionit Evropian për të përmbushur ato që ishin angazhimet e konferencës së dytë ndërqeveritare.
Ky ka qenë provimi i parë fare në këtë proces. Ka treguar nivelin e gatishmërisë tregoi se 24 kriteret e përkthyera në 92 hendeqe konkrete që duheshin plotësuar u plotësuan.
Kështu Shqipëria i përmbushi piketat e ndërmjetme, çka nënkupton se në kapitullin 23, 24 deri më tani procesi është solid, aftësia e vendit për të realizuar për të dhënë rezultate është e pranishme dhe po nisim me fazën tjetër që është mbyllja e kapitujve.
Kemi një ambicie që të mbyllim të gjithë kapitujt vitin tjetër. Kjo është një ambicie që për ne është realiste.
Nuk qe thjesht një ëndërr një dëshirë por mbështetur në disa elementë mjaft kyçe që janë themeli i punës sonë, që janë qartësia e objektivave, angazhimi dhe vendosmëria e hekurt.
Për ne integrimi gradual është aksesi përpara anëtarësimit, por nuk mund të jetë shtyrje, nuk mund të jetë një sallë pritje, një zëvendësues.
Sepse ne po bëjmë reformat, po përmbushim kushtet po plotësojmë angazhimet dhe presim që Bashkimi Evropian të mbajë pjesën e vet të zotimit.
Kur flasim bazuar në meritë, jemi plotësisht dakord dhe aderojmë në të. Ata që bëjnë përparime dhe të marrin shpërblimin. Sigurisht kjo ka të bëjë dhe me besueshmërinë e procesit.
Pra, ideja është që anëtarësimi në Bashkimin Evropian është për ato që përmbushin kriteret dhe aderojnë në vlera.
Kushdo që i beson Evropës të argumentojë në favor të zgjerimit, bazuar në meritë dhe jo në rrugë të shkurtra.
Kur flasim për koston e zgjerimit është shumë e lartë, është Komisioni Evropian janë institucionet evropiane që thonë sa e kushtueshme do të ishte për Evropën, nëse zgjerimi do të dështonte dhe nuk do të kuptonte se ky moment është thelbësor për Evropën dhe të ardhmen e saj.
Nëse Evropa nuk merret me fqinjët atëherë besueshmëri e Evropës do të ishte e ulët”, tha ministri Hoxha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments