TIRANË | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ PRITI NË TAKIM PRESIDENTIN E KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa).
Gjatë këtij takimi mes tyre u vlerësua progresi i spikatur i Shqipërisë në procesin e negociatave, përfshirë mbajtjen e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri, e cila pohoi përmbushjen e kritereve ndërmjetëse për Grupkapitullin 1 “Themeloret”.
“Reforma në drejtësi, forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përputhja e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së dëshmojnë se Shqipëria është një partner i besueshëm dhe vullnetplotë për të qenë pjesë e familjes evropiane.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor nuk është vetëm një proces integrimi, por një investim strategjik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e gjithë kontinentit evropian”, tha Presidenti Begaj, duke falënderuar Presidentin Kosta (Costa) për prioritizimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë mandatit të tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments