TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: URREJTJA PËR HEBRENJTË MANIFESTOHET NGA ATA QË S’KANË AS DIN E AS IMAN; DONI TË VAZHDONI QEVERISJEN ME MUA APO ME NEOMARKSISTËT?
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë pati një takim të shkurtër me ente të ndyshme mediatike pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
“I duroj të gjitha ato që më thonë perversët, që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarët e mi.
I duroj jo sepse i pranoj, por sepse kam duruar dhunë mbi kockat e tim eti, mbi fytyrën e gruas sime dhe mbi fëmijët e mi.
I duroj sepse mendoj që jam këtu për ju dhe me ju.
Nëse edhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që dëshironi.
Unë këtu nuk rri për të vegjetuar.
Ose do ta bëjmë Shqipërinë sipas atij vizioni për të cilin më keni mbështetur, ose më thoni që doni të shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin.
Por nëse ne harrojmë rolin kryesor që kemi në këtë proces, që është të krijojmë klimën e duhur për pritjen e investitorëve, atëherë bëjmë gabim.
Nëse këta investitorë largohen, problemi nuk është vetëm se nuk bëhet Zvërneci.
Problemi është se nuk do të vijnë më të tjerë për kushedi sa kohë, sepse do të thonë: Kur nuk ia dolën këta, nuk ka njeri që merret vesh me ata atje.
Pse duhet të shikojmë me zili Greqinë për Kosta (Costa) Navarino-n?
Çfarë ishte? Zonë e mbrojtur. Me admirim e shikoj Greqinë, por me zili pse?
Sveti Stefan në Malin e Zi?
Po Kroacinë pse duhet ta shikojmë me zili?
Duam të konkurrojmë ne me këta?
Unë turizmin e masës nuk e lë dot si pjesë të misionit tim.
Unë dua të lë gjëra që t’i bëjnë krenarë fëmijët tanë. Po pagat si do i rrisim ne më shumë? Na duhet ta rrisim Prodhimin e Brendshëm Bruto apo jo?
Ata s’janë besimtarë, përsa kohë përhapin shpifjen.
Thonë se Zvërnecin po e marrin izraelitët dhe duke shfrytëzuar atë dhimbjen për Gazën, po bëjnë çmenduri duke futur urrejtjen për hebrenjtë.
Këta janë pa din e pa iman. Flasin për investitorë izraelitë, kur në të vërtetë janë nga Katari.
Nëse do vazhdoni edhe ca ditë kështu do ndodhë si me Porto of Montegro, por në përmasa të kësaj kohe.
Porto of Montonegro që bëri fatin e Malit të Zi u ndërtua nga dikush që u sorollat në Shqipëri me vite, donte të bënte Portin e Durrësit dhe vajti në Mal të Zi.
Sot Mali i Zi i ka pagat më të larta dhe të ardhura për frymë më të larta falë atyre investimeve që nuk pati frikë ti bëjë dhe nuk ua vuri shqelmin në fyt investitorëve.
Çfarë do zgjedhim, të shohim Malin e Zi nga mbrapa apo ta parakalojmë, ma thoni dhe unë adaptohem sepse unë jam këtu me votën tuaj”, tha Kryeministri Edi Rama.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments