top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
BASHKIMI EVROPIAN QORTOI 9 VENDE ANËTARE PËR KUFIZIMET MBI LËVIZJEN E LIRË SIPAS MARRËVESHJES SË SHENGENIT.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Kufizimet mbi lëvizjen e lirë sipas Marrëveshjes së Shengenit nuk mund të zgjaten pafundësisht. Qortimi i Brukselit ka të bëjë me: 1- Austrinë. 2- Danimarkën. 3- Francën. 4- Gjermaninë. 5- Holandën. 6- Norvegjinë. 7- Slloveninë. 8- Suedinë. 9- Italinë. Shumë shtete anëtare kanë filluar prej kohësh të shfrytëzojnë mundësinë për të pezulluar regjimin Shengen për gjashtë muaj (me mundësi zgjatjeje deri në dy vjet) përballë kërcënimeve të tilla si
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | NUMRI I TË VDEKURVE NGA SULMET AJRORE RUSE NË UKRAINË SHKOI NË 21.
Kiev, Ukrainë | “Me nxjerrjen e trupave të dy grave dhe një burri nga rrënojat e shtëpisë së shkatërruar në Dniepër, numri i viktimave të sulmit rus është rritur në 15, përveç 6 vdekjeve në Kiev”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Ukrainska Pravda”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | MBI 7 MIJË CIVILË U URDHËRUAN TË EVAKUOHEN NGA RAJONI I KHARKIVIT PËR SHKAK TË NJË AVANCIMI TË MUNDSHËM RUS.
Kiev, Ukrainë | Autoritetet ukrainase kanë urdhëruar evakuimin e më shumë se 7 mijë civilëve nga disa qytete në rajonin e Kharkiv-it, në kufi me Rusinë në verilindje të vendit, për shkak të frikës nga një avancim rus. “Duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe sulmet sistematike të armikut, ne po zgjerojmë zonën e evakuimit të detyrueshëm”. Kështu tha Guvernatori rajonal Oleg Sinegubov në platformën shoqërore virtuale “Telegram”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Te
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SULM RUS ME 656 DRONË DHE 73 RAKETA; MES TË VRARËVE EDHE NJË FËMIJË.
Kiev, Ukrainë | “Brenda natës, Rusia lëshoi 656 dronë sulmues dhe 73 raketa të llojeve të ndryshme; balistike, kruz dhe anti-anije, kundër qytetarëve tanë. Një sulm në shkallë të gjerë dhe një deklaratë plotësisht transparente nga Rusia; nëse Ukraina nuk mbrohet nga sulmet balistike dhe sulmet e tjera me raketa, këto sulme do të vazhdojnë. Evropa ka nevojë për mbrojtjen e vet raketore në mënyrë që kjo luftë të përfundojë më në fund. Dhe ekziston një nevojë absolute për ndih
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | RUSIA KREU SULM TË KOMBINUAR ME RAKETA DHE ME DRONË; SHUMË TË VDEKUR DHE DHJETËRA TË PLAGOSUR.
Kiev, Ukrainë | Kievi ishte shënjestra e një sulmi të kombinuar që la shumë të vdekur dhe të paktën 58 të plagosur, pati zjarre dhe ndërprerje të energjisë elektrike; në qytet pasojat e ofensivës janë katastrofike. Kharkivi u godit gjithashtu nga 15 dronë sulmues dhe dy raketa. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E DANIMARKËS | KRYEMINISTRJA NË LARGIM METTE FREDRIKSEN: FORMOVA QEVERI TË RE TË QENDRËS SË MAJTË.
Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Kryeministrja në largim dhe udhëheqësja e Social Demokratëve danezë, Mette Fredriksen, ka arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re të qendrës së majtë. Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare daneze dhe pas negociatave të gjera, ajo do të mbetet në një koalicion të ri qeveritar me partinë SF, Partinë Popullore Socialiste dhe partitë e qendrës Moderaterna dhe De Radikale. “Kam komunikuar se, pas negociatave të gjata,
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MINISTRI I JASHTËM JOHANN VADEFUL (WADEPHUL): PËRPARIMI IZRAELIT NË LIBAN ËSHTË SHKAK PËR SHQETËSIM TË MADH.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Përparimi i mëtejshëm i ushtrisë izraelite në Libanin jugor është një shkak për shqetësim të madh. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm do ta përkeqësojë më tej situatën tashmë të tensionuar dhe do të shkaktojë flukse të reja refugjatësh në Liban”. Kështu tha Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vadeful (Wadephul), i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Dpa”, duke i kërkuar urgjentisht Izraelit dhe milicisë Hezbollah që të respektojnë armëpu
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: FRANCA DHE PARTNERËT NDALUAN NJË CISTERNË RUSE NAFTE NË OQEANIN ATLANTIK.
Paris, Francë | “Marina Franceze kapi një tjetër anije cisternë ruse të naftës të dielën gjatë një operacioni të kryer në det të hapur në Atlantik me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar”. Kështu shkroi Presidenti Emanuel Makron në rrjetin social virtual Iks (X). “Është e papranueshme që anijet po shmangin sanksionet ndërkombëtare, po shkelin ligjin detar dhe po financojnë luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, shto
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: ASGJË NUK E JUSTIFIKON PËRSHKALLËZIMIN SERIOZ NË LIBANIN JUGOR.
Paris, Francë | “Asgjë nuk e justifikon përshkallëzimin serioz që po ndodh në Libanin jugor. Franca do të vazhdojë të mbështesë autoritetet libaneze në përpjekjet e tyre për të rivendosur sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të vendit”. Kështu shkroi Presidenti Emanuel Makron në rrjetin social virtual Iks (X). Presidenti Makron u drejtoi një mesazh Princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, Sulltanit Haitham bin Tarik të Omanit, Presidentit Mohammed bin Za
Agjencia Telegrafike Vox
MALTË | PARTIA E PUNËS (LABURISTE) FITOI ZGJEDHJET PËR HERËN E KATËRT RADHAZI.
Valetë, Maltë | Partia e Punës (Laburiste) fitoi zgjedhjet legjislative malteze për herën e katërt radhazi që nga viti 2013. “Ne kemi bërë histori duke fituar për herën e katërt radhazi. Le të qëndrojmë të bashkuar si një. Unë do të jem kryeministri i të gjithë qytetarëve”, tha Kryeministri Abela, duke folur për entin mediatik publik maltez “TVM”. Udhëheqësi i Partisë Nacionaliste e qendrës së djathtë, në opozitë për 13 vjet, Aleks (Alex) Borg, me moshë 31 vjeç, i cili u emër
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | MINISTRI I JASHTËM ZHAN-NOEL BARO (JEAN-NOËL BARROT): KËRKOJ TAKIM TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË OKB-së PËR PËRPARIMIN E USHTRISË SË IZRAELIT NË LIBAN.
Paris, Francë | “Franca ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi ushtria izraelite pushtoi Kalanë ikonike mesjetare Bofor (Beaufort) në Liban, ku tani valëvitet flamuri i saj”. Kështu tha Ministri i Jashtëm francez, Zhan-Noel Baro (Jean-Noël Barrot), për entin mediatik vendor “BFMTV” (Business Française Maritime Télévision). “Ky është një gabim i rëndë për Izraelin, sepse ky përparim në territorin libanez jo vetëm që është në kundër
Agjencia Telegrafike Vox
PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS DO TË UDHËTOJË NESËR PËR NË PAKISTAN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Nesër, më 1 qershor, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të udhëtojë për në Pakistan, për një vizitë dypalëshe dhe për Dialogun e tetë Strategjik BE-Pakistan. Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me Presidentin Asif Ali Zardari, Kryeministrin Mian Muhammad Shehbaz Sharif dhe Shefin e Forcave të Armatosura, Marshallin Asim Munir. Dialogu i tetë Strategjik BE-Pakistan do të bashkëkryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


