MBRETËRIA E DANIMARKËS | KRYEMINISTRJA NË LARGIM METTE FREDRIKSEN: FORMOVA QEVERI TË RE TË QENDRËS SË MAJTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 2
- 1 min read
Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Kryeministrja në largim dhe udhëheqësja e Social Demokratëve danezë, Mette Fredriksen, ka arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re të qendrës së majtë.
Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare daneze dhe pas negociatave të gjera, ajo do të mbetet në një koalicion të ri qeveritar me partinë SF, Partinë Popullore Socialiste dhe partitë e qendrës Moderaterna dhe De Radikale.
“Kam komunikuar se, pas negociatave të gjata, është e mundur të formohet një qeveri”, tha Kryeministrja në largim, kur u takua me Mbretin dhe me Mbretëreshën, e cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Ritzau”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments