REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MINISTRI I JASHTËM JOHANN VADEFUL (WADEPHUL): PËRPARIMI IZRAELIT NË LIBAN ËSHTË SHKAK PËR SHQETËSIM TË MADH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1
- 1 min read
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Përparimi i mëtejshëm i ushtrisë izraelite në Libanin jugor është një shkak për shqetësim të madh.
Çdo përshkallëzim i mëtejshëm do ta përkeqësojë më tej situatën tashmë të tensionuar dhe do të shkaktojë flukse të reja refugjatësh në Liban”.
Kështu tha Ministri i Jashtëm gjerman Johann Vadeful (Wadephul), i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Dpa”, duke i kërkuar urgjentisht Izraelit dhe milicisë Hezbollah që të respektojnë armëpushimin e rënë dakord.
Ai e bëri këtë deklaratë në margjinat e vizitës së tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments