top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
RUMANI | PRESIDENTI NIKUSHOR (NICUŞOR) DAN: NATO-ja DO TË NA TRANSFEROJË PAJISJE TË MBROJTJES AJRORE PËR NJË PERIUDHË KOHE.
Bukuresht, Rumani | Presidenti Nikushor (Nicuşor) Dan, pas takimit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, tha se droni ishte pjesë e një tufë prej 43 dronësh që po shkonin drejt objektivave në Ukrainë. Presidenti Dan tha se reagimi i bashkuar nga aleatët e NATO-s përfaqëson një demonstrim të fortë solidariteti dhe njoftoi se aleanca do të transferojë një pjesë të pajisjeve të saj të mbrojtjes ajrore në Rumani si një zgjidhje të përkohshme derisa Rumania të modernizojë si
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): 10 MILIARDË € NGA FONDET E BASHKIMIT EVROPIAN PËR HUNGARINË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), bëri me dije në një konferencë për shtyp me Kryeministrin hungarez Pjetër Magjar (Peter Magyar) vendimin për të xhiruar 10 miliardë € nga fondet e ngrira të Bashikimit Evropian për Hungarinë. Në bisedimet midis Brukselit dhe Budapestit, u bë përparim edhe në xhirimin e 4.2 miliardë € të lidhura me fondet e kohezionit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne t
Agjencia Telegrafike Vox
RUMANI | KONSULLI I PËRGJITHSHËM RUS U SHPALL PERSON NON GRATA.
Bukuresht, Rumani | Rumania shpalli Konsullin e Përgjithshëm rus person non grata. Kjo masë erdhi pasi një dron rus goditi një ndërtesë civile gjatë natës, duke shkaktuar dy të plagosur. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


AMBASADORI AMERIKAN NË NATO METHJU UITËKËR (MATTHEW WHITAKER): DO TË MBROJMË TERRITORIN E NATO-s; QËNDROJMË ME RUMANINË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ne qëndrojmë me aleatin tonë të NATO-s, Rumaninë, dhe e dënojmë këtë ndërhyrje të pamatur në territorin e saj. Mendimet tona janë me të plagosurit në Galati. Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”. Kështu tha Ambasadori amerikan në NATO, Methju Uitëkër (Matthew Whitaker, duke dënuar sulmin me dron rus në territorin e Rumanisë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com |
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): RUSIA AGRESORE KA KALUAR NJË VIJË TJETËR NË RUMANI; PO PËRGATISIM SANKSIONE TË REJA KUNDËR RUSISË.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Lufta e agresionit e Rusisë ka kaluar një vijë tjetër. Një sulm me dron rus ka goditur një zonë të dendur me popullsi në Rumani, duke plagosur civilë. Në tokën e Bashkimit Evropian. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Rumaninë dhe popullin e saj”. Kështu shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), në rrjetin social virtual Iks (X). “Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe kapacitetin tonë parandalues, veçanëri
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | ZËDHËNËSJA E NATO-s ËLLISËN (ALLISON) HART: DËNOJMË SULMIN ME DRON RUS NË RUMANI.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | NATO dënoi pamaturinë e Moskës, duke konfirmuar se një ndërtesë në Rumani u godit nga një dron gjatë një sulmi rus ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit. “NATO do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen tonë kundër të gjitha kërcënimeve, përfshirë dronët”, tha zëdhënësja e NATO-s, Ëllisën (Allison) Hart, në rrjetet sociale virtuale, duke shtuar se Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, është në kontakt me autoritetet rumune. Nga z. E
Agjencia Telegrafike Vox
RUMANI | NJË DRON RUS GODITI NJË NDËRTESË BANIMI; DY TË PLAGOSUR.
Bukuresht, Rumani | Një dron goditinjë ndërtesë banimi në qytetin Galati të Rumanisë, vend anëtar i NATO-s; dy veta mbetën të plagosur. “Sipas raporteve fillestare, një dron rus u rrëzua në një ndërtesë apartamentesh në qytetin e Galatit, Rumani. Incidenti ndodhi menjëherë pasi autoritetet lëshuan një paralajmërim për 'mundësinë e rënies së objekteve nga hapësira ajrore përreth”, u tha në një njoftim zyrtar. Droni ra mbi një ndërtesë banimi; për pasojë pati një shpërthim që s
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PARLAMENTI MIRATOI MARRËVESHJEN E KREDISË PREJ 90 MILIARDË € ME BASHKIMIN EVROPIAN.
Kiev, Ukrainë | “Parlamenti (Verkhovna Rada), miratoi marrëveshjen me Bashkimin Evropian që ofron mbështetje financiare deri në 90 miliardë euro për periudhën dyvjeçare 2026-2027”. Kështu raportuan entet mediatike vendore. “Urime Parlamentit ukrainas dhe ekipit të Zelenskit për shpejtësinë me të cilën përfunduan ratifikimin e dokumenteve kryesore që lidhen me kredinë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. Ky angazhim hap rrugën për pagesat e para që priten në muaji
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): MBROJTJA AJRORE DHE DRONËT JANË PRIORITETET E BASHKIMIT EVROPIAN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Presidentit Volodimir Zelenski, i përsërita mbështetjen e plotë të Evropës për Ukrainën, ndërsa Rusia përshkallëzon luftën e saj brutale të agresionit. Mbrojtja ajrore dhe aftësitë e dronëve dhe neutralizimi i tyre janë ndër prioritetet më urgjente të mbrojtjes së Evropës. Dhe Ukraina do të jetë plotësisht e përfshirë në këto përpjekje. Kredia për të mbështetur Ukrainën do të japë një kontribut vendimtar”. Kështu shkroi Presidentja e Komision
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MINISTRIA E MBROJTJES: SË BASHKU ME HOLANDËN DO TË KRIJOJMË KOMANDËN E PËRBASHKËT TË FRONTIT LINDOR TË NATO-s.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Republika Federale e Gjermanisë dhe Mbretëria e Holandës do të krijojnë një seli të përbashkët taktike në Baltik këtë vit për të komanduar forcat në krahun lindor të NATO-s dhe për të ndihmuar në pengimin e Rusisë. “Qendra e përbashkët komanduese gjermano-holandeze, e njohur si 1GNC, do të marrë një rol komandues në krahun lindor të NATO-s, veçanërisht në rajonin e Estonisë dhe Letonisë në muajt e ardhshëm”. Kështu tha Ministria gjerm
Agjencia Telegrafike Vox
KOMISIONI EVROPIAN SHQIPTOI GJOBË 200 MILIONË € NDAJ SHOQËRISË TREGTARE KINEZE TEMU.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Komisioni Evropian shqiptoi masë administrative me gjobë ndaj shoqërisë tregtare Temu me vlerë 200 milionë € sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) për dështimin në identifikimin, analizimin dhe vlerësimin me kujdes të rreziqeve sistemike të paraqitura nga ofrimi i produkteve të paligjshme në platformën e saj për konsumatorët në Bashkimin Evropian. “Provat në dispozicion, tregojnë se konsumatorët kanë shumë të ngjarë të hasin artikuj të pal
Agjencia Telegrafike Vox
QIPRO | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: RUSIA NA KA NGRITUR KURTH.
Limasol, Qipro | “Mendoj se është një kurth që Rusia dëshiron të na e ngrejë, që ne po debatojmë se kush duhet të flasë me ta, dhe ata tashmë po zgjedhin se kush është i përshtatshëm dhe kush jo. Le të mos biem në këtë kurth. Negociatat janë gjithmonë një përpjekje ekipore. Ka pozitive dhe negative, ka një strategji, mënyra se si ulesh në tryezë. Kjo është arsyeja pse substanca është shumë më e rëndësishme sesa kush”. Kështu tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaj
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


