PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: FRANCA DHE PARTNERËT NDALUAN NJË CISTERNË RUSE NAFTE NË OQEANIN ATLANTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1
- 1 min read
Paris, Francë | “Marina Franceze kapi një tjetër anije cisternë ruse të naftës të dielën gjatë një operacioni të kryer në det të hapur në Atlantik me mbështetjen e disa partnerëve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar”.
Kështu shkroi Presidenti Emanuel Makron në rrjetin social virtual Iks (X).
“Është e papranueshme që anijet po shmangin sanksionet ndërkombëtare, po shkelin ligjin detar dhe po financojnë luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, shtoi Presidenti Makron në një mesazh që tregonte pamjet e aksionit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments